▲ 6 r/kosovo
A është e sigurt të kalohet nëpër Serbi si djalë dëshmori i UÇK-së
Po planifikoj me dal tranzit nga Kosova nëpër Serbi. Familja ime e ngushtë (axhallarët) udhëtojnë rregullisht pa asnjë telashe, por unë jam i lindur pak para lufte ('98) dhe jam djalë dëshmori i UÇK-së. Duke parë lajmet dhe arrestimet apo ndalimet arbitrare që po bëhen kohët e fundit në kufi, jam pak në dyshim.
A ka pasur dikush prej juve apo rrethi juaj ndonjë rast ku janë ndaluar djemtë e dëshmorëve apo ish-pjesëtarëve vetëm për shkak të lidhjes familjare? A funksionojnë sistemet e tyre me "lista të zeza" edhe për pasardhësit, apo kontrolli është thjesht rutinë si për çdo qytetar tjetër?
Çfarë më sugjeroni, t'i hyj kësaj rruge apo ta shmang plotësisht? Faleminderit.
u/Classic-Context7820 — 5 days ago