▲ 23 r/kosovo
Pse shqipet nuk kane durim?
Dicka qe me shqeteson vazhdimisht ne Kosove eshte sa padurim njerezit jane, edhe ne shume shtet e kultura tjera nuk e verej kete mase te njejte te mosdurimit qe eshte irrituese.
- Dhezet drita e gjelbert ne semafor - menjehere i bien njerezit burise, ndersa ne Gjermani ne rastin e njejte njerezit thjeshte presin 3-5 sekonda e nuk degjon fare buri.
- Sa here pret ne rend te mjeku, te nje institucion ku ska sistem automatik te rendit, mundohen njerezit me hy pa rend me kesi fore vec ni pyetje e kam, nuk kane durim me prit.
- Ne komunikacion kqyr me u qas ne rruge apo rreth, me qellim nuk te lajne, bile kur jane me larg i japin gaz mos me te lane me u qase, mendojne qe 5 sekondat qe i humbin duke te leju me u qas.
- Mos te flasim ne restorant apo me kompani, jemi shume te padurueshem si klient. E kam pa te aferm nga amerika apo gjermania presin me durim, ne bejme presion ndaj kamarierit.
Ky aspekt i yni tregon shume mungese respekti per tjeret, deficit kulturor, por edhe stresuese kur dikush munohet me ta kalu renin, etj. Se di dicka e tille a mesohet ne shkolla ne vende tjera por kemi problem qe e veren ne komunikacion, ne sjelljet e njerezve ne pune e bile edhe familje.
u/Responsible_Call7447 — 4 hours ago