Pse Xhandarmeria eshte e domosdoshme per Kosoven !
Besoj e dini edhe ju qe kane fillu procedurat per krijimin e nje strukture te re te sigurise se kosoves e cila do te jete ne mes te ushtrise edhe policise, pra si xhandarmeri ose garde kombetare e kosoves.
Shume njerez jane tu pyt se pse eshte e nevojshme kjo kur e kemi fsk apo njesite speciale mirepo kjo do te thote se keta persona nuk e dijne trajnimin apo rolin e ketyre njesive.
Se pari njesite speciale te policise se kosoves kane rol operacional edhe intervenues, pra duke e eleminuar rrezikun permes arrestimit apo vrasjes, dhe jo rol kontrolli te territorit.
Pra, xhandarmeria duhet te merr rol te kontrollit te territorit sidomos ne veri, kontrollit te kufirit dhe mbrojtjes se infrastruktures kritike te kosoves siç jane digat, liqenet, minierat, lumejte etj.
Ky kapacitet per momentin nuk ushtrohet as nga policia as nga fsk-ja.
Gjithashtu, duke e kriju kete strukture te re, mundesohet qe me fuqi pothuajse ushtarake te merret ne konttoll pjesa veriore e territorit te kosoves, pasi fsk nuk ka te drejte nderhyrje atje.