

please share sa me shume
kjo esht menyra me mire per ti treguar vendin, we jemi ne pa jan ata e qeveria
Rama mohoi çdo projekt për Zvërnecin.....doli dokumenti: e kishte firmosur lejen që në Janar 2025
Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT), i kryesuar nga Rama, ka miratuar më 28 Janar 2025 lejen e ndërtimit për “Resort turistik në Gadishullin e Zvërnecit” (Blloku Rezidencial F1V2, F1V3, F1R6) në Pishë Poro-Nartë, Vlorë.
Leja u lëshuar në favor të kompanisë “Zvërneci South Adriatic Development” — e krijuar në Gusht 2024, me qëllim të vetëm këtë projekt. Kjo kompani zotërohet nga një kompani off-shore me seli në Amsterdam, “Universal Properties Projects BV”.
Kjo është pikërisht kompania që u shfaq, rrethoi zonën me tela me gjemba dhe tentoi të nisë punimet, duke nxitur protestën e banorëve.
Pra, të bëjmë një përmbledhje: Kryeministri del publikisht dhe mohon që ekziston ndonjë projekt → del dokumenti me firmën e tij → zhvilluesi është një kompani offshore fantasmë që u krijua muaj para se të lëshohej leja → zona u rrethuar me tela me gjemba si në kohë lufte.
Na merr për budallenj. Tallet me ne sy me sy dhe pret që ne te harrojmë si gjithmonë. Gadishulli i Zvërnecit është pasuri natyrore e të gjithë shqiptarëve — jo parcelë për kompanitë offshore të miqve të tij.
#RnBBnB
Ja personat pergjegjes per ligjin qe hali rruge ndertimeve ne zonat e mbrojtura 🤬
Shared nga posti origjinal (Që populli të mos i harrojë këta Deputetë që propozuan në Parlament, Amendamentin e Ligjit të Zonave të Mbrojtura, Amendamente të pregatitura dhe të mbrojtura me forcë nga Mirela Kumbaro.
Amendamente që i hapën rrugë betonizimit të
Parku Kombëtar i Butrintit Pasuri Botërore e UNESKO
Kanionit të Langaricës Monument Natyre
Syri i Kaltër Monument Natyre
Pejsazh i Mbrojtur Bunë- Velipoje. Rrjoll
Rrana e Hedhur Monument Natyror
Pishë Poro Nartë Monument Natyror
Zvernec dy monumente Natyre.
Laguna e Limopua, Kodrat flishore të Zvernecit.
Propozuar nga Investitori Strategjik i Palasës.Orikum në Lagunë. Pjesë e Zonës së Mbrojtur
Tale propozim për Rezort
Parku Kombëtar i Butrintit “Pikëza e Vogël”
12.Divjakë-Karavasta projekti King Coast.Parku Kombëtar i Butrintit Projekti i Aramerasit dhe heqja prej 800 hektarësh nga zona e Mbrojtur.
Parku Kombëtar i Butrintit zona Ftele ishulli Tongo
Investitori Strategjik nga Palasa për dy fshatra turistikë në Alinuara dhe në Kalivo brënda zonës së Mbrojtur Pasuri Botërore të Unesco në Butrint njëra nën kategorinë Ramsar dhe tjetra Zona e Vilës Romake të Diaporit.
Darëzeza deri në Vjosë. Park Kombëtar
Fadil Nasufi (qarku i Beratit),
Florenc Spaho (Elbasan),
Arkend Balla (Durrës),
Edona Bilali (Shkodër),
Bujar Çela (Lushnje),
Anduel Tahiraj (Vlorë).
Reshti poshtë nga e majta në të djathtë):
Shpresa Marnoj (Lezhë),
Mirela Pitushi (Fier),
Denis Deliu (Durrës),
Klodiana Spahiu (Durrës),
Enslemvera Zake (Korçë),
Eduart Ndreca (Lezhë) )
35 vjet hajdutëri. Sa durojmë akoma?
Brudi, jena lodh!!!
E majta, e djathta...të njëjtat familje, të njëjtat mbiemra, të njëjtat xhepa. Demokracia u bë biznes familjar dhe ne jemi duke paguar faturën.
’97-a na vodhi kursimet. Privatizimеt vodhën pasurinë publike, e asnjë ne burg! na vodhen kohën me premtime boshe. Dhe çdo katër vjen e njëjta shfaqje, aktorë të rinj, skenar i njëjtë.
1.4 milionë njerëz ikën. Jo sepse donin, sepse nuk kishte arsye të qëndronin.
Tash po del një brez që s’i beson as Berishës as Ramës as askujt nga ky cirkus. Dhe mbase kjo është hera e parë që shqipëris po i vjen mundësia te pastrohet njëher e mir!!!!
God bless gjith protestuesit 🙌🏻
“Investime Strategjike” për kë?
Shqipëria po përdoret si model testimi për një lloj investimi që duhet të na shqetësojë, jo si retorikë, por si fakt i dokumentuar.
Ekologjia: Zonat bregdetare që preken janë ekosisteme të pariparueshme, lagështira, habitatë të rralla, korridore ekologjike. Sapo betonohen, nuk kthehen. BE-ja i ka kërkuar shprehimisht Shqipërisë të rishikojë kuadrin e Investimeve Strategjike të 2015-ës aty ku minon mbrojtjen e natyrës. Kjo nuk po ndodh.
Socio-ekonomikisht: Kur flitet për “10.000 vende pune” duhen pyetjet e duhura: për kë, me çfarë pagash, me çfarë detyrimi për punësim vendor? Nëse vendasi punësohet, me çfarë page jeton në një ekonomi të rritur për turizmin elitar? “Vende pune” pa transparencë nuk është argument, është reklamë. Dhe asgjë nga kjo nuk kalon nëpër pjesëmarrje publike, shkelje e drejtpërdrejtë e Direktivës 2003/35/EC, Direktivës 2011/92/EU dhe Konventës së Aarhusit, të cilën Shqipëria e ka ratifikuar.
Skema: Shikoni Marinën e Durrësit. Zona e portit ishte planifikuar që para viteve ’90 të kthehej në bulevar publik, me portin tregtar të zhvendosur jashtë qytetit. U zëvendësua nga një koncesion privat që bllokoi aksesin publik dhe shndërroi një pasuri kolektive në projekt komercial të mbyllur. Po i njëjti model, po e njëjta mungesë llogaridhënieje, vetëm me emër të ri.
Kush paguan? Gjithmonë i njëjti, shqiptari i zakonshëm.
Firma e sigurisë e Noizy-t u përdor për të sulmuar një protestues në Pishë Poro-Nartë. A do ta injorojmë edhe këtë?
Dje, qytetarë që protestonin kundër shkatërrimit ilegal të zonës së mbrojtur Pishë Poro-Nartë u pritën nga persona të maskuar me rroba civile, të cilët kapen dhe tërhoqën zvarrë një protestues para policisë, në mes të ditës. Këta persona po identifikohen si pjesë e Major Security, firma e sigurisë e Noizy-t.
Për kontekst: buldozerë kanë shkatërruar për mbi një muaj një nga zonat më të rëndësishme të mbrojtura bregdetare të Shqipërisë. Pa leje. Pa vlerësim të ndikimit në mjedis. Askush zyrtarisht nuk di kush e ka autorizuar. BE-ja, BirdLife dhe organizata ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit kanë ngritur alarmin. Institucionet shqiptare kanë heshtur!!!
Kemi arritur pra në pikën ku siguria private e një reperi përdoret kundër qytetarëve që mbrojnë tokë publike.
Nëse ndjek Noizy-n në Instagram, i dëgjon muzikën, shkon në koncertet e tij...është zgjedhja jote!!! Por ia vlen të dish me çfarë është i lidhur emri dhe paraja e tij tani.
Pervec protestave, Bojkoti është një nga mjetet e pakta që kanë njerëzit e zakonshëm. Përdore ose jo. Por mos u bëj sikur nuk e dije.