r/albania
A ka te tjere qe i dalin para manget ne Raiffaisen?
Mua bashke me nje shoke na dalin para manget, suporti nuk kthen pergjigje, telefonin se hapin :(
Parate thjesht dalin manget nuk ka as transferte asgje
Jetesa ne injorance te vullnetshme e njerezve fetar
Gjithmone shikoj njerez qe sa here jepen lajme nga shkenca, sidomos te temave te avancuara sic mund te jene hapesira, perzgjedhja gjenetike, shtimi i jetegjatesise etj, shume njerez fetar kane komente te tipit "vetem Zoti e di" apo te ngjashme. Edhe kur mundohesh tja shpjegosh si funksionojne ne parim, refuzojne te te degjojne dhe vazhdojne me ate idene qe jane punet e Zotit dhe jo per njeriun per ti ditur. Akoma me keq ka njerez qe thone "ke dale nga rruga e Zotit".
Ne lashtesi, kur njerezit i kapte semundje, thoshin e ka mallkuar Zoti. Sot kemi njohuri te kuptojme cfare eshte dhe ilace per ta sheruar. Njehere e nje kohe, qielli ishte "mbreteria e Zotit" dhe sot njerezit fluturojne ne mbare boten dhe jashte saj. Bubullima nuk eshte me zeri i inatosur i Zotit dhe as shiu lotet e tij per mekatet e njerzve.
Pse kjo injorance e vullnetshme dhe refuzin i perftimit te dijeve nderkohe qe perdor shpikje e teknologji qe para 500 viteve do quheshin magji?
Gjakprishurit e topit dhe portokallise tallen me protesten per ta bere qesharake dhe per te distancuar popullin injorant qe e ndjek nga e mira e vetme qe i ka ndodh shqiperise
Thjesht nuk e di dmth cfare lloj televizioni bajge qe eshte top channel. 50% e popullsise qe e ndjek ende kete emision shkerdhat do u jete bere lavazh truri sot nga Goni qe nuk tha nje fjale te vetme per protesten dhe qe ne intervistat e tij e ka shprehur ne cdo sistem komunist apo pseudo pluralist, ps apo pd ne pushtet ai ka qene gjithmone me te pushtetshmit.
Ore ca kemi bere te meritojme keto gjak shkerdhyer per politikane/artiste ?
Unaze per fejese
Me thoni ndonje vend te lezetshem, jo shume te shtrenjte, per te gjetur ndonje unaze per fejese, qe te jete pak unike, nqs dikush di ndonje.
A ja vlen te jetosh ne Tirane si student?
Pershendejte, jam student i vitit te pare dhe sapo u regjistrova ne fakultetin e mjeksise ne Tirane (UMT). Jam vendosur ne konvikt shteteror dhe faktikisht kushtet me dolen pak me poshte pritshmerive. Doja tju pyes se a ja vlen te jetosh ne nje shtet large familjes dhe me njerez qe nuk i njeh, ku mund ne vend te ksaj te studioj ne shtetin tim, ne Tetove. Nese mund ti jepni mendimet tuaja.
Erion Braçe
Po ju tregoj një ndodhi të shkurtër me konen e vogël që kërkon të marrë Bashkinë e Tiranës.
Para disa orësh u shkëmbeva me të te Diga e Liqenit. Ishte në shoqërinë e një personi tjetër, të cilin nuk e njoh. Teksa kalova pranë tyre, më zunë veshët disa komente jo fort miqësore për Manastirliun. Një prej tyre ishte edhe etiketimi “ManastirQIU”.
Nuk dua t’i jap më shumë peshë seç duhet një episodi të dëgjuar kalimthi dhe as të nxjerr përfundime nga një moment i vetëm. Në fund të fundit, secili ka mënyrën e vet për të shprehur mospëlqimin apo kundërshtimin politik edhe pse brenda partisë.
Por, meqë bëhet fjalë për dikë që aspiron të drejtojë Bashkinë e Tiranës, episodi të bën ta përfytyrosh ça mund të bëjë një të nesërme në një zyrë publike.
Gjëegjëzë… gjeni shtetin…
*Kreu i Shërbimit Informativ me akuza të forta për lidhje me krimin.
*Ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, e zhytur kokë e këmbë në korrupsion, me lidhje të forta me krimin.
*Kryetari i bashkisë në burg (ende kryetar bashkie).
*Drejtori i Policisë së Shtetit i lidhur me krimin.
*Ish-zëvendëskryeministri i përfshirë në çështje penale.
*Ish-ministri i Shëndetësisë, sigurisht edhe ky për korrupsion dhe shpërdorim fondesh.
*Ministra të akuzuar njëri pas tjetrit për korrupsion pasiv (ende në krye të detyrës), shumë prej tyre analfabet funksional.
*Vjedhje e vazhdueshme e fondeve, shpërdorim i parasë publike dhe mosmbajtje përgjegjësie.
*Spitali më i madh në vend, me mungesë të theksuar të pajisjeve dhe medikamenteve.
*Shpopullim i vazhdueshëm i vendit, largimi në masë i të rinjve.
Bonus: Ish-KM i vendit, i akuzuar për lidhje të forta me krimin dhe korrupsion, ende i paarrestuar.
Çfarë tjetër kemi harruar pa përmendur?
South park shqip
A ka ndonje vend ku mund ti shohimte gjitha pjeset e south park ne shqip
Rekomandim psikologu per OCD?
Pershendetje. A keni pasur ndonje eksperience personale me ndonje psikolog ne Tirane qe eshte te pakten i familjarizuar me OCD konkretisht? Dhe mundesisht te kete dhe eksperience me ERP, pasi kjo me eshte sugjeruar nga psikiatrja.
Psikiatrja me dha nje liste psikologesh, por do te preferoja rekomandime nga eksperienca personale, dike qe ju ka ndihmuar ju ose nje te aferm realisht.
Nese nuk doni ta shkruani publikisht mund te me shkruani nje mesazh gjithashtu. E vleresoj pa mase cdo lloj ndihme pasi kam arritur nje pike qe nuk mundem te vazhdoj me pa terapi.