Jetesa ne injorance te vullnetshme e njerezve fetar
Gjithmone shikoj njerez qe sa here jepen lajme nga shkenca, sidomos te temave te avancuara sic mund te jene hapesira, perzgjedhja gjenetike, shtimi i jetegjatesise etj, shume njerez fetar kane komente te tipit "vetem Zoti e di" apo te ngjashme. Edhe kur mundohesh tja shpjegosh si funksionojne ne parim, refuzojne te te degjojne dhe vazhdojne me ate idene qe jane punet e Zotit dhe jo per njeriun per ti ditur. Akoma me keq ka njerez qe thone "ke dale nga rruga e Zotit".
Ne lashtesi, kur njerezit i kapte semundje, thoshin e ka mallkuar Zoti. Sot kemi njohuri te kuptojme cfare eshte dhe ilace per ta sheruar. Njehere e nje kohe, qielli ishte "mbreteria e Zotit" dhe sot njerezit fluturojne ne mbare boten dhe jashte saj. Bubullima nuk eshte me zeri i inatosur i Zotit dhe as shiu lotet e tij per mekatet e njerzve.
Pse kjo injorance e vullnetshme dhe refuzin i perftimit te dijeve nderkohe qe perdor shpikje e teknologji qe para 500 viteve do quheshin magji?