Erion Braçe
Po ju tregoj një ndodhi të shkurtër me konen e vogël që kërkon të marrë Bashkinë e Tiranës.
Para disa orësh u shkëmbeva me të te Diga e Liqenit. Ishte në shoqërinë e një personi tjetër, të cilin nuk e njoh. Teksa kalova pranë tyre, më zunë veshët disa komente jo fort miqësore për Manastirliun. Një prej tyre ishte edhe etiketimi “ManastirQIU”.
Nuk dua t’i jap më shumë peshë seç duhet një episodi të dëgjuar kalimthi dhe as të nxjerr përfundime nga një moment i vetëm. Në fund të fundit, secili ka mënyrën e vet për të shprehur mospëlqimin apo kundërshtimin politik edhe pse brenda partisë.
Por, meqë bëhet fjalë për dikë që aspiron të drejtojë Bashkinë e Tiranës, episodi të bën ta përfytyrosh ça mund të bëjë një të nesërme në një zyrë publike.