u/meii0222

Gjëegjëzë… gjeni shtetin…
▲ 15 r/albania

Gjëegjëzë… gjeni shtetin…

*Kreu i Shërbimit Informativ me akuza të forta për lidhje me krimin.

*Ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, e zhytur kokë e këmbë në korrupsion, me lidhje të forta me krimin.

*Kryetari i bashkisë në burg (ende kryetar bashkie).

*Drejtori i Policisë së Shtetit i lidhur me krimin.

*Ish-zëvendëskryeministri i përfshirë në çështje penale.

*Ish-ministri i Shëndetësisë, sigurisht edhe ky për korrupsion dhe shpërdorim fondesh.

*Ministra të akuzuar njëri pas tjetrit për korrupsion pasiv (ende në krye të detyrës), shumë prej tyre analfabet funksional.

*Vjedhje e vazhdueshme e fondeve, shpërdorim i parasë publike dhe mosmbajtje përgjegjësie.

*Spitali më i madh në vend, me mungesë të theksuar të pajisjeve dhe medikamenteve.

*Shpopullim i vazhdueshëm i vendit, largimi në masë i të rinjve.

Bonus: Ish-KM i vendit, i akuzuar për lidhje të forta me krimin dhe korrupsion, ende i paarrestuar.

Çfarë tjetër kemi harruar pa përmendur?

u/meii0222 — 11 days ago
▲ 39 r/albania

Dilni në shesh!

Ndër fjalimet më të bukura të mbajtura në shesh per mua.

Qytetarë, ne jemi bashkë kundër qeverisë, kundër shitjes së Shqipërisë.
Mos lejoni askënd t’ju përçajë. Dilni për veten tuaj. Dilni për ata që nuk kanë mundësi të na bashkohen. Dilni për invalidët, për jetimët, të cilët nuk mbështeten me kemp nga shteti. Dilni për gjyshërit tuaj, që nuk kanë pensione të mjaftueshme për ta shtyrë muajin.
Dilni për të sëmurët që nuk marrin shërbimet që meritojnë në spitale. Dilni sepse Shqipërinë e kanë zhytur në korrupsion. Dilni sepse krimi dhe mafia nuk do t’ju lejojnë të bëni një jetë dinjitoze.
Dilni për fëmijët tuaj, për familjarët tuaj, për natyrën.
Vetëm dilni.
Fikini makinat, bashkohuni me pjesën tjetër dhe bëhuni shembull për këdo.

u/meii0222 — 1 month ago
▲ 69 r/albania

Shtatori i shumëpritur!

Ky Shtator ka nisur shumë mirë. Përveç arrestimeve të paligjshme (diçka e pritshme nga policia e krimit), bllokimi i KRYQËZIMEVE është diçka e domosdoshme.
Bllokimi i kryqëzimeve në mëngjes, në orar pune, paralizon një kryeqytet të tërë. Nëse kjo bëhet për disa ditë me radhë, rezultatet do të jenë të dukshme.
Nëse ende nuk keni dalë, nuk keni më çfarë prisni. Por mësyjini rrugët e Tiranës, sepse rruga që kemi nisur është pa kthim.

u/meii0222 — 1 month ago

Të pathëna nga QSUT!

Ky ishte ai spitali qe ziheshin te huajt per te bere ekzaminime te specializuara?

Vajza eshte sot e shtruar ne Turqi dhe shyqyr Zotit qe eshte gjalle!

boldnews.al
u/meii0222 — 2 months ago
▲ 34 r/albania

Mirëdita nga Zegjineja!

Nuk gjej fjalë ta përshkruaj këtë video. 1,000 lekë ushqime, një 500-leksh për qokë dhe një video për Instagram. Kështu e mbylli ditën deputetja e Kuvendit të Shqipërisë.
Këta janë njerëz pa cipë, që tallen me hallet e njerëzve në nevojë. Të tallesh me dinjitetin e tjetrit në këtë farë feje…
Realisht, nuk kam fjalë.

Ps: u mundova maksimalisht të mbuloj fytyrën e zotëris ne video.

u/meii0222 — 2 months ago

Biznesi i vogël dhe ryshfeti!

Në atmosferën e korrupsionit kembëkryq ne Shqiperi, për ju ose familjarët tuaj që keni biznese të vogla, si qëndron puna me paratë nën dorë (ryshfetin)? Sa % të xhiros mujore duhet t’ia jepni policisë që të mos jua mbyllë biznesin ose që institucionet e tjera të mos ju vënë gjoba të majme? Le të flasim me shifra konkrete: sa ju jepni në dorë realisht?
Flasim këtu për furra buke, pastiçeri, fast food, bar-kafe, servise makinash, mini markete etj.
Rast: Familjarit tim, i cili hapi një fast food të vogël në zonën e Vasil Shantos, vetëm AKU-ja i mori 500 mijë lekë gjatë kontrollit fillestar.

u/meii0222 — 2 months ago
▲ 54 r/albania

Shqipëria ndër vendet me te korruptuara në botë!

Sipas Transparency International, organizatës ndërkombëtare që publikon Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI), Shqipëria është renditur në vendin e 91-të në rang global, njësoj si India, Tanzania, Maroku etj.
Por çfarë mund të pritet tjetër nga një vend ku ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë akuzohet për korrupsion pasiv, lidhje të forta me krimin e organizuar, pasjen në pronësi të 300 apartamenteve dhe sa e sa jahteve.
Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj përballet me akuza të rënda për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për korrupsion pasiv dhe është përfshirë në skandalin e inceneratorëve.

Fasada që ish-kryeministri shet nuk ka lidhje me realitetin. Çdo hallkë e kësaj qeverie është e përlyer me korrupsion dhe, fatkeqësisht, Shqipëria, përveçse është ndër vendet më të varfra, është edhe ndër vendet me korrupsionin më të lartë!

u/meii0222 — 2 months ago
▲ 55 r/albania

Propaganda e qeverisë!

Qeveria ka filluar propaganden e saj fuqishem,(edhe ketu ne reddit besoj e keni vene re nga user e rinj te hapur dhe statuset qe bejne).
Ka filluar propaganda edhe ne shesh, mundohen te gjejne te caren me te vogel qe te hyjne, sajojne lloj lloj skenaresh te turpshme si vete qenia e tyre! Ne kemi kaluar me keq se kaq edhe keto gjera vetem pershtypje nuk na bejne.
ASKUSH prej nesh qe e do kete vend, e do Shqiperine e lire nuk lekundet nga qellimi qe ka. Ndaj nuk na keni bere asgje me propaganden tuaj, perkundrazi na keni bere me vigjilente!
Ju ka ardhur me te vertete FUNDI!

u/meii0222 — 2 months ago
▲ 92 r/albania

Statuset mbi njerzit e humbur!

User qe merret me postimin e njerezve te humbur(ka hapur edhe user te tjere kete jave) poston vazhdimisht per te hequr fokusin nga postimet mbi protesten( aka Fuga). Shume statuse qe i ka pasur kunder njerzve ne shesh i ka fshire. Duket soji i ketyre qe e mbajne peng kete vend, sa nuk kane pike dhembshurie qe keto statuse hapin plage per sa e sa familje. Ju lutem mos nderveproni, downvote dhe report statuseve te tille. Jo koment per zero shikueshmeri.

u/meii0222 — 2 months ago
▲ 52 r/albania

Hahaha

Cfare zjarresh do fikim dimrit o Edi R*ama, qe avionet zjarrfikes te veres i sjell ne dimer?!
Sa vite keni ju qe thoni do sjellim avion dhe kurre si sollet!

u/meii0222 — 3 months ago
▲ 100 r/albania

Edi R*ma kaq frikë ke ?!

Edi R*ama o ish KM kaq frike ke sa ke vene polic ne cdo pellembe rruge sot?! Ti kujton qe ky vend eshte i yti , e ke me tapi ? Jep doreheqjen se te ka dale boja me kohe , nuk ka pellembe toke qe nuk te urren!

u/meii0222 — 3 months ago
▲ 17 r/albania

Edi R*ma , përse nuk e jep dorëheqjen?!

Eshte dita e 51 e protestes edhe ti ende se ke dhene doreheqjen! Perse rri kur qytetaret e ketij vendi NUK te duan. Nese ke frike nga burgu, thone se burgu per burra eshte. Apo ti nuk i perket kesaj kategorie?!

Edi R*ma jepe doreheqjen!

reddit.com
u/meii0222 — 3 months ago
▲ 75 r/albania

Edi R*ma, nuk ka pëllëmbë toke qe nuk te urren!

Komunikimet duhet ti bejme keshtu, meqenese komentet qe te le une ne faqen tende mi fshin.
Sot ne diten e 50-të te protestes nuk ka pellembe toke qe nuk te urren! JEP DOREHEQJEN!

reddit.com
u/meii0222 — 3 months ago
▲ 44 r/albania

33 mijë euro për çdo minute koncert!

Një koncert i cili kishte zgjatur vetëm 2 orë dhe ka kushtuar 4 milionë euro (të deklaruara), afërsisht për çdo minutë janë shpenzuar 33 mijë euro.

Sa ambulanca mund të blinte qeveria shqiptare me 4 milionë euro? Që ambulancat të vinin në kohë dhe qytetarët të mos vdisnin duke pritur ose të detyroheshin të shkonin me makina private në urgjencë, ku në shumicën e rasteve është tepër vonë për ta!

Sa spitale të rrënuara do të rikonstruktoheshin, sa aparatura mund të bliheshin dhe sa pacientë nuk do të detyroheshin te shkonin në privat?
Çfarë tjetër mund të blinte qeveria shqiptare me 4 milionë euro nga fondi i emergjencave, me paratë e taksapaguesve shqiptarë?!

Kanye erdhi, iku, mori ato para nga taksat tona, por sot, edhe pse është e diel, spitalet janë të tejmbushura me pacientë që i drejtojnë sytë nga qielli dhe luten për një lajm të mirë, që aparaturat që mungojnë të kenë ardhur dhe të shohin një fije shprese.

A ka më keq se kaq?!

reddit.com
u/meii0222 — 3 months ago
▲ 61 r/albania

Premtimet soleme

Fjalor shqip kuptimi:
Një zotim solemn është një premtim i fuqishëm, publik ose zyrtar, i cili jepet me përgjegjësi të lartë morale apo ligjore. Ai shpesh merr formën e një betimi, fjale nderi (besa) ose deklarate zyrtare për të përmbushur një qëllim, për të mbështetur një kauzë, ose për të vepruar në mënyrë të caktuar.

Ps: Si jemi me gjërat bazike si psh uji?!

u/meii0222 — 3 months ago
▲ 109 r/albania

Si guxoni ju prishni ëndërrat…

Ndjese per pamjet e shemtuara se nuk dua tju prish diten me kete fytyre, por po e postoj kete video per rikujtese se perse duhet te jemi akoma me shume ne proteste!

Ps:mos harroni qoken ne google per cdo biznes qe ky njeri ka!

u/meii0222 — 3 months ago
▲ 17 r/albania

Delet në stan!

Nga gjithë cmenduria e këtyre ditëve ,me nje Ish KM narcist,delirat ,kriminel dhe të korruptuar,patronazhist gjithandej , media të shitur.Ajo që realisht nuk kuptoj fare por fare ama është si rrinë ata njerëz të rrethuar si delet në stan në sheshin Skendërbej dhe shohin ndeshjet kur protesta fillon marshimin e saj!

reddit.com
u/meii0222 — 4 months ago
▲ 14 r/albania

Njerëz që ja duan të mirën protestës!

Jemi një grup i madh ne Discord, dhe presim te na bashkoheni për të dhënë idetë dhe ndihmën tuaj!

discord.com
u/meii0222 — 4 months ago
▲ 11 r/albania

Thirrje për ndihmë❗️

Që zëri ynë të dëgjohet në Kuvend, duhet që idetë tona t’i përkthejmë në projektligje!
Për këtë nevojiten deputetë (dhe disa i kemi tashmë në anën tonë), juristë, gazetarë të besuar, aktivistë protestash dhe koordinatorë teknikë IT.
Në aplikacionin Discord, Flamingo Revolution është aktiv. Shumë prej jush na janë bashkuar tashmë, por kemi nevojë që ta shpërndani sa më shumë te faqet e mëdha të Instagramit me të cilat keni kontakte, në mënyrë që t’i bashkohen kësaj nisme dhe ta çojmë atë në rrugë ligjore.
Ju lutem, komentoni DM për linkun dhe ne do t’ju dërgojmë një ftesë për të na u bashkuar.

reddit.com
u/meii0222 — 4 months ago