u/BeyonCool69

Pse nuk ikni?

Me beri goxha pershtypje ky koment dje ne postimin e dikujt qe donte te kthehej ne Shqiperi. Une ne Shqiperi kam jetuar te gjithe jeten time, a jam i vetmi qe nuk e shoh te krahasueshme ne nje vend lufte? Jo per t'u bere cinik, por a do ishte edhe India, Bangladeshi, apo ndonje vend tjeter si puna e ketyre te dyve qe permenda?

E pyeta personin ne fjale, "Meqe qenka aq keq sa vetem nje vend ne lufte eshte me mire se ne, pse nuk largohesh?". "Nuk eshte aq i thjeshte largimi" thonte dikush tjeter, "po nuk pate dokumenta nuk ke ku shkon". Si nuk qenka aq e thjeshte te largohesh? Cfare dokumentash te duhen qe nuk i ke? S'ke pune per te marre vizen? Ka plot vende hapur si pastrues nese nuk je i afte mjaftueshem per pune te kualifikuar, merr ate dhe ik. Sinqerisht nuk ju kuptoj kur thoni "s'eshte aq i thjeshte largimi". Nese dikur po iknin te zgjuarit dhe me te aftit, sot po iken edhe ai qe mbaroi gjimnazin duke kopjuar. Nese qenka e veshtire per te ikur, atehere duhet te jesh patjeter jashte ketij intervali qe sapo permenda, qe do te thote, ose je shume i afte dhe i zgjuar per te ikur, ose je aq budalla sa s'di te them, dhe besoj te gjithe e dime cila eshte arsyeja. Atehere per ta mbyllur, pse nuk ikni?

reddit.com
u/BeyonCool69 — 1 day ago