u/Deli_Pjetra

1, 10, 100 Arkivola
▲ 46 r/albania

1, 10, 100 Arkivola

Ore shoh shume komentet gjithandej, jo vezet, jo fonia, jo arkivoli…ore e kuptoni qe kriminela dhe hajduta po gjykoine ne?

Ore jo nje arkivol, po dhe 100 arkivola te nxjerrim ne prape vendit s’i kemi bere as 1/1000ten e demit qe i ka bere Belinda Balluku!

Ore e kuptoni qe ne dalim ne proteste dhe kemi frike ca do behet se do na gjykoje dhe do prishe protesten kush? Bela? Tao? Edi Rama?

O Shqiptar, nuk kane asnje legjitimitet moral ata njerez te gjykojne ca bejme ne…Bela e 300 apartamenteve? Bela qe iu kerkua arrestimi dhe nuk e votuan?

Kushdo qe komenton per protesten kete i shkruani, biles une tani do hap profil fallco dhe kete do u komentoj nga deputeti me i panjohur te vete palloshi i gjate.

Patronazhiste ata? Anti-Patronazhiste neve!
S’u pelqejne vezet atyre? Do sjellim dhe kos heres tjeter!
S’u pelqen arkivoli atyre? Do sjellim 100 arkivole heres tjeter, 82 per deputetet dhe pjesen e mbetur i ndajne vete ata!

Mos u ndieni ne faj o vellezer dhe motra protestuese, nuk mund te na gjykojne ne hajdutat e PS-se qe po i pret Spaku, per cdo koment te tyre, beni gati anti-komentin dhe o burra shitstorm!

RnBBnB

u/Deli_Pjetra — 6 hours ago
▲ 25 r/albania

Deputetja e Vlores

Po ca keni votuar o vellezerit e mi vlonjate? Veme gjoba se kshu funksionon shteti thote dhe pse e di qe ua vune gjobat per inat, repost cdo posti te Fuhrerit, nje ide te re dhe nje diskutim si rini nuk e ka bere, e para ne Vlore kjo dhe ne vend te kundershtoje nje projekt qe do prishi nje vend ku shkonim cdo behar, nje pjese te femijerise tone rri dhe i ben fresk Sulltan Edit, ptu

u/Deli_Pjetra — 6 days ago
▲ 23 r/albania

Ramalleqe nga Luarasi dhe Shalsi

Mendova te nis nje rubrike per te komentuar c@rlleqet e thena nga anetare te mazhorances neper panele televizive. Doja ta quaja c@rlleqet e mazhorances sepse argumentet jane me vertete te nje niveli te ulet, po do e quaj Ramalleqe se besoj te gjithe e kuptojne dhe per te ruajtur nje etike bisedimi.

Sot desha te analizoj emisionin Top Story nga Grida Duma te transmetuar ne 25 Qershor (ose 24, ne YouTube u ngarkua ne 25 Qershor), ku te ftuar ishin Eduard Shalsi dhe Iris Luarasi. Kam ngarkuar dhe disa video qe te kuptoni se ku e kam me secilin prej dy te ftuarve.

Si me poshte evidentimet (me ndihmoni me fjalen Shqip nese ka):

1-     Sipas Shalsit, ne 2013 kishte 450 mije objekte per legalizim dhe sot jane 300 e ca mije. Pra ne plot 13 vjet jane shqyrtuar me pak se 150 mije raste legalizimi, nderkohe qe ishte premtuar qe ato do te shqyrtoheshin qe ne mandatin e pare. Sipas Shalsit, nuk doli koha, po le ta analizojme me ne detaj. Morrem mesatarisht ne vit 250 dite pune, dhe pse jane me shume se aq brenda nje viti. Nese marrim 150 mije raste te shqyrtuara i bie qe ne 13 vjet cdo vit shqyrtohen rreth 11,500 raste, pra ne dite jane 46 raste. Hipoteka, qe eshte dhe ajo qe merret me kete ceshtje, ka diku te 400-600 punonjes. Sikur te heqim tre-cerekun e ketyre qe mund te mbulojne raste te ndryshme si psh sekretariati, burimet njerezore dhe pozicione qe nuk lidhen drejtperdrejt me studimin e rasteve, mbeten diku te 100-150 punonjes. 46 raste ne dite, me 100-150 punonjes i bie qe mesatarisht nje punonjesi i duhen 2-3 dite per te shqyrtuar nje rast legalizimi. Me kete ritem duhen dhe 26 vjet te tjera qe te mbyllen te gjithe rastet e legalizimeve te 2013-es, pa llogaritur raste qe jane shtuar gjate viteve.

2-     Shalsi gjithashtu tha se 13 vjet jane kohe e shkurter per te zgjidhur problemet e popullit, dhe pse ata kane bere cdo gje me se miri. Nese pyesim Chat GPT, meqe Lideri Suprem e ka qejf Inteligjencen Artificiale, na thote si me poshte:

a)      Per nje sistem modern shendetesor duhet 8-12 vjet per ta quajtur te perfunduar dhe 2-3 vjet per te pare permiresimet e para. Sot nuk kemi as permiresim, dhe aq me teper nje sistem modern shendetesor.
b)     Uje te pijshem ne cdo shtepi ne Shqiperi – duhen 1-3 vjet per te pare permiresimet e para dhe 6-10 vjet per ta konsideruar te mbyllur. Sot s’ka uje fare, jo me te pijshem qe eshte enderr e larget.
c)      Certifikata pronesie – 12 vjet duhen per te dixhitalizuar kadastren, rifreskimin e arkives dhe menaxhimin e zonave prioritare, per te bere regjistrimin masiv te tokave , legalizimin dhe regjistrimin e konflikteve, si dhe zgjidhjen e ceshtjeve me te komplikuara. Llogaritet rreth 20+ vjet per te zgjidhur cdo ceshtje. Asnje permiresim dhe ketu.

3-     Diferencimi qe Shalsi i ben qytetareve – I pyetur nga Duma nese nje socialist qe e degjon sot te flase per legalizimet, si do ndihet, ai i pergjigjet se “ai e ka marre legalizimin”. Gjithashtu, ai thote se qeveria punon per pjesen e shendetshme te njerezve ne proteste. Ne nje vend tjeter do kishte qene skandal ky, po ne Shqiperi eshte norme qe ata prane Partise favorizohen dhe perfitojne, nderkohe qe “te pashendetshmit” nuk perfitojne asgje nga pushteti.

4-     Zonja Luarasi gjithashtu ishte zhgenjyese mbreme, sado qe u perpoq ta sillte debatin ne gjerat qe ajo di dhe ne pergjithesi ne kaseten e dhene nga baza te gjithe deputeteve dhe perfaqesuesve te mazhorances, pra ne dezinformimin, agjenturat e huaja, fokusi te mesazhet individuale dhe si gjithmone pak autokritike per sy te keq. Ne nje moment, duke folur per nje nga plagat e medha te qeverisjes Rama, shendetesine, ajo vertetoi dhe njehere dashurine per fasaden qe ka kjo qeveri qysh ne fillimet e veta. Zonja Luarasi foli per impaktin qe ka fakti qe batanijet nuk jane me ato te shekullit te 19-te dhe se tani krevatet jane te reja dhe carcafet jane te lara. Sado te lara te jene carcafet, asnje anetar i qeverise apo i aferm, qofte dhe periferik i tyre, nuk shkon as per te bere nje tetanoz ne institucionet shendetesore publike. Kjo sepse spitalet jane te pushtuara nga korrupsioni, nga roja e pastruesja deri te drejtori e ministri (Beqja nese na shikon x). Skandali i onkologjikut, problemet me ilacet dhe mbi te gjitha genjeshtra e madhe e shendetesise falas jane gjera qe qytetaret i shohin dhe nje pjese e madhe jane prekur dhe preken perdite. Buxheti rekord sipas qeverise per shendetin, 1 miliarde euro, eshte si cdo gje tjeter, fasade. 1 miliarde euro per 2.4 milione banore jane rreth 420 euro qe qeveria shpenzon per banor. Kjo e rendit Shqiperine te fundit nga vendet verdalle nesh, pasi Mali i Zi shpenzon rreth 900 euro per banor, Serbia 750 euro per banor, Bosnja 650 euro per banor dhe Maqedonia e Veriut 550 euro per banor.

Dhe nje bonus per komentin e zonjes Luarasi se investimi ne Zvernec do na sillte 4 miliarde euro. Per sa leke do e shiste veshken ajo ? Apo per sa leke do e shiste bythen ? Meqe cdo gje qe sjell shume leke duhet ta pranojme…

u/Deli_Pjetra — 7 days ago
▲ 78 r/albania

Kryesharlatani dhe megahipokriti

Megahipokriti genjeu per:

- Shendetesi falas
- Rritja e buxhetit per Arsimin
- Nafte pa akcize per fermeret
- Subvencione per fermeret
- Drejtesi per 21 Janarin
- Certifikata pronesie per te gjithe
- Uje 24 ore
- Shtoni nese kam harruar

Kryesharlatani :

- Perdor postin e kryeministrit per te shitur pikturat e tij
- Ka kompleks inferioriteti dhe genjehet nga cdo arkitekt palle kari qe provon doren me objekte ne Shqiperi
- Krijoi nje ushtri prej njerezish me IQ negative per te ndjekur, shantazhuar dhe spiunuar popullin
- Mblodhi rreth vetes cdo lloj lepiresi te pashkolle dhe injorant per te ushqyer ego-ne e tij, futi Zeqinene, Sara Milen dhe Cakerren e Vlores ne Parlament se asnje me dy fije mend nuk i rri afer
- Ka qene 4-5 here ne spital se i ka bere keq malli
- Vishet neper mbledhje zyrtare sikur eshte klloun cirku

u/Deli_Pjetra — 8 days ago
▲ 109 r/albania

Film pirat ne festen e Beles

Spakmadhja Bela beri nje feste sot ne Libofshe, nje shfaqje filmi per te rinjte, e quajtur “Kinema nen Yje” - pervec cringellekut, problemi tjeter eshte qe sipas fotove u perdor nje website pirat per shfaqjen e filmit si filma365.cc - keta nje mut filmi nuk e paguajne per ta shfaqur dhe e nxjerrin pirat dhe ne duhet ti besojme ketyre te ardhmen tone…qr

RnBBnB

u/Deli_Pjetra — 8 days ago
▲ 34 r/shqip

Ore ca thote ky ?

A ka ndonje avokat a konstitucionist a jurist a qe te na sqaroje ca ka dashur te thote ky palla? Ligji thote hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne fletoren zyrtare dhe i shtrin efekt pas 7 vitesh nga anetaresimi ne Bashkimin Europian, ky thote hyn ne fuqi 7 vjet pas anetaresimit, ore keta mendojne se jemi budallenj ne apo ca?

u/Deli_Pjetra — 10 days ago
▲ 5 r/shqip

Shkrim/ A ka jetë pas Edi Ramës?

Pershendetje, doja te ndaja me ju nje shkrim te bere i frymezuar nga dje:

A ka jetë pas Edi Ramës?

Rreth dy mijë vjet më parë në Izrael, diçka më shumë se një dyzinë njerëzish rrezikuan jetët e tyre duke shpërndarë mesazhin e Krishtërimit dhe duke njohur Jezu Krishtin si Mesian e tyre. Shumë prej tyre, me besim të plotë në atë që për ata ishte e vërteta universale, u vranë në mënyrë mizore, ama ja dolën të frymëzonin shumë e më shumë njerëz të tjerë, derisa Krishtërimi u pranua nga Roma si fe zyrtare prej Konstandinit të Madh.

Sot, dy mijë e kusur vjet pas Krishtit, shumë më shumë se një dyzinë njerëzish kanë vënë në rrezik karrierën e tyre dhe jo vetëm, për të mbrojtur atë që ata shohin si Mesian e tyre. Thuajse me të njëjtin vrull dhe epsh, por me qëllime tinzare dhe jo për ndonjë të vërtetë, aq më tepër universale, dishepujt e mazhorancës po përdorin rrjetet sociale, mediat dhe çdo lloj forme tjetër për të shpërndarë një mesazh që as ata vetë nuk e besojnë.

Me paragrafe të shkurtra dhe fjalor të varfër, por me dëshirë të madhe përpiqen të mbrojnë të pambrojtshmen, dhe të gjejnë armikun e madh, Goldsteinin që rrezikon pushtetin e Vëllait të tyre të Madh. Me argumente të dobëta dhe ide të zbehta përpiqen të ngjyejnë në turp të gjithë ata që guxojnë të marrin mikrofonin dhe ti kundërvihen partisë-shtet, kjo e fundit herë e pagabueshme dhe herë në autokritikë.

Gabime janë bërë, thonë, por ama populli i akuzon kot se ata gjithçka e kanë bërë më se miri, një antitezë e çuditshme. Sipas mazhorancës, gjithfarëlloji agjentësh kanë pushtuar Shqipërinë, nën hundën e shërbimeve tona sekrete, por 13 vjet nuk mjaftojnë për të krijuar një ekip për tu përballur me agjenturat e shumëfuqishme të fqinjëve tanë apo iranianëve. U deshën vite për të shpallur non-grata një person me lidhje të ngushta me Iranin, sipas tyre, edhe pse Ahmadinexhadi me të cilin ka foto zonja në fjalë po mbush dekadën si fermer, pasi u lodh me politikëbërje.

Korrupsionin e kemi luftuar, thonë, dhe po e luftojmë si asnjë qeveri tjetër, ama kur u kërkohet që epitoma e korrupsionit në këtë vend, Belinda Balluku, të përballet me drejtësinë, justifikohen me teknikalitete banale, duke përmendur se si jemi bërë një republikë burgjesh, ndërkohë që vetë Edi Rama përmendte burgun për çdo shkelje sado të vogël. E duam natyrën thonë po për çdo pemë që mbillet në Tiranë, dhjetë të tjera shkulen anembanë Shqipërisë për tu hapur vend ndërtimeve. E duam natyrën thonë po vajtën dhe betonizuan Llixhat e Bënjës, Ksamilin, Palasën.

Një çorbë mendimesh dhe veprimesh që kundërshtojnë njëra-tjetrën dhe që mund ta hajë dikush që ka ardhur në Shqipëri dje, se as ai i pardjeshmi nuk e ha.

Dhe Shqiptari i thjeshtë nuk po e ha këtë çorbë, aq sa çdo ditë janë më të ashpra (e më qesharake ç’është e vërteta) komentet si kundër ujkut plak Taulant Balla, ashtu dhe ndaj pionerëve Bido, Mila dhe Çakërri. Dhe natyrisht, duke parë këta rrufepritës të Partisë, lind pyetja: po këta si do dalin vitin tjetër të kërkojnë votat e Shqiptarëve në zgjedhjet bashkiake? Si do dalin në rrugë sikur s'ka ndodhur gjë? Sikur nuk u thonë Shqiptarëve që s'janë të vjedhur e të rrahur, që nuk kanë uri dhe pse barku ua bën gërr-gërr sa herë që vakti është dhe më i vogël? Si do dalin në media, qoftë dhe ato të tyre, për tu thënë Shqiptarëve se do vemi në Europe edhe pse po prishim e po djegim çka na del përpara? Si do u thonë Shqiptarëve të shkretë se janë të lirë kur duhet të mendohesh dy herë para se të vësh çadrën në plazh se vjen gangsteri shërbëtor i oligarkut të radhës apo i mikut të Partisë dhe të ndjek me shpulla? Si do u thonë Shqiptarëve të shkretë se janë të lirë kur po nuk votuan Partinë-shtet janë të fluturuar nga puna?

Ç’do t’u tregojnë more Shqiptarëve kur këta të fundit ti kërkojnë Palasën, Dhërmiun, Lurën apo Llixhat që sot nuk kanë më ujë?

Shqiptarët nuk kanë ujë as në shtëpi sot, nuk kanë bukë, po vdesin të vetëm në shtëpi me fëmijët në emigrim, dhe fajin nuk e ka as Irani, as Greqia, as Serbia dhe as beleristet e shokut Bido. Fajin e kanë ata që kanë patur mazhorancën për 35 vjet. Këtë gjë e dinë mirë të gjithë, dhe më se miri ajo pjesë pak më e zgjuar dhe më dinake, ata që janë fshehur pas gardhit dhe shohin këta të tjerët që kanë dalë në meidan me shpata të mëdha. Ka figura socialistësh që kishin një muaj pa u dukur dhe u shfaqën vetëm pas fjalës se Kryetarit të Partisë Socialiste në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ku u akuzuan se nuk kanë lehur mjaftueshëm.

Të gjithë i dinë zullumet e veta, dhe e dinë çfarë i kanë bërë këtij populli. Ndoshta s’i dinë mirë këta zullumqarët e rinj që akoma s'e kanë ngjyer dorën mirë, se për ta ngjyer e kanë ngjyer dhe ata. Thjesht duan më shumë, e më shumë për ata do të thotë më pak për popullin. Dhe këtë e dinë shumë mirë, ndaj dhe përpiqen me mish e me shpirt, me qip e me thonj për të mbajtur në pushtet Kryeministrin aktual dhe për të mbajtur gjallë këtë kërmё që quhet "tranzicioni shqiptar".

Nëse për dishepujt e Jezu Krishtit kishte jetë dhe pas vdekjes, për këtë shpurrë nuk ka më jetë pas Edi Ramës. Në një gjakpirje kolektive, ai i mban gjallë ata dhe ata e mbajnë gjallë atë. Ata kanë shumë për të humbur pa atë dhe ai ka akoma dhe më shumë për të humbur pa pushtet. Por qytetari i thjeshtë nuk ka asgjë për të humbur, veç një jetë që e di që është mizerabël, veç fëmijëve në emigrim, varfërisë, përdhunimit mendor, frikës dhe statusit prej qytetari të nivelit të dytë.

Prandaj, sot që Atdheu thërret, sot duhet më shumë se kurrë Shqiptari të përgjigjet dhe zinxhirat që i kanë lidhur t'ja vendosi atyre që e kanë lënë të paujë e të pabukë, që e kanë lënë të vdesë vetëm dhe ti shtyhet varrimi sa të mbërrijnë fëmijët nga Europa apo Amerika.

Fundin e cakton më i forti, dhe sot më të fortë se populli nuk ka. Përpara për një Shqipërinë të re.

RnBBnB

reddit.com
u/Deli_Pjetra — 10 days ago
▲ 14 r/shqip

Opinion/ Flamingot dhe Struci

Po ndaj me ju nje opinion qe nuk mu publikua, pres komentet tuaja:

Për kë nuk i njeh, flamingot janë shpendë që shtegojnë në vendin tonë prej vendeve të ndryshme të Europes dhe më gjerë për të kaluar dimrin dhe si pikë qendrimi mes udhëtimeve të tyre në linjën Adriatik-Mesdhe. Vitin e kaluar u zbuluan rreth 280 fole të përhershme që sugjeron se disa prej tyre kanë zgjedhur tashmë të jenë rezidentë të përhershëm në vendin tone. Koha pak e papërshtatshme për to duke konsideruar që babëzia e binomit “peshq te mëdhenj-qeveri” duket se do ti ndjeki dhe këto miq të këndshëm të natyrës tonë, siç i ka ndjekur dhe vetë shqiptarët. 

Pakkush mund ta kishte menduar dy apo tre javë më përpara që do të vinte shumë shpejt një ditë që pikërisht flamingoja do të bëhej shpendi më përfaqësues i vendit tonë, dhe se pushteti i Edi Ramës do rrezikohej nga një protestë me maskot këtë krijesë kaq elegante. Do të mund ta kishte pritur nga ndonjë shpend tjetër, nga “Bufi” për shembull siç e quan Kryeministri oponentin e tij kryesor, edhe pse nuk do të ishte e hijshme për një personazh dikur elegant si Rama ta gjente fundin nga një shpend pa shume finesë.

Për ta mbyllur me krahasimet dhe metaforat, fundi i Ramës nuk do të vijë as nga flamingot dhe as nga bufi, por nga struci. Plini i vjetër shkruante shekuj më parë se struci fut koken nën dhe dhe mendon se është i padukshëm për grabitqarët. Pak a shume kjo duket të jetë dhe përgjigja e Ramës dhe socialistëve në media kur vjen puna te kjo protestë. Disa nga anëtarët e enturazhit të Kryeministrit përpiqen ta mbajnë vëmendjen te Zvërneci, ndërkohë që protesta mund të ketë qenë për Zvërnecin veçse në orët e para. Disa të tjerë përpiqen të gjejnë dellin patriotik në popull dhe ja hedhin fajin sabotimit të agjenturave greke dhe jo vetëm, a thua se jemi në vitet ‘70 dhe njerëzit hanë çorbën që u jep Partia. Dhe kështu, ata pjesëtarë të mazhorancës që dalin e flasin në media, gjejnë të gjitha mënyrat e mundshme për të shmangur problemin real, i cili s’do ndonjë zgjuarësi të madhe të kuptohet cili është. 

Edi Rama ka qenë përherë mjeshtër i të qënit i pëlqyeshëm në masa, i të rishpikurit veten dhe i të paturit një farë popullariteti konstant. Por në 30 vjet nuk mund të rishpikësh veten gjithmonë dhe të shpëtosh nga inati popullor, duhet edhe të kënaqësh sadopak masat. Në librin “Udhëzuesi i Diktatorëve”, Bruce Bueno de Mesquita analizon se si nëpër diktatura një grusht i vogël njerëzish marrin gjithë favoret, pasi aq mjafton për të ruajtur pushtetin.  Në demokraci, edhe në këtë demokraci jofunksionale siç është Shqipëria, njerëzit që përfitojnë nga ky model qeverisje mbeten shumë më pak se ata që nuk përfitojnë. Dhe herët a vonë, kjo do sillte këtë që shohim sot. Në Zvërnec, kjo shumicë pa për të disatën herë që janë qytetarë të kategorisë së dytë dhe shteti u jep gjithçka të preferuarve të vetë dhe të mbeturve kërbaçin.

Në një kohë tjetër, kjo nuk do kishte krijuar gjithë këtë ndjenjë revolte, por kohërat kanë ndryshuar. Në një kohë ku çdo Shqiptar ka akses në rrjete sociale dhe mendimi nuk është më i kufizuar si në kohën e monizmit, nuk mund të shtrosh të njëjtën gjellë në tavolinë me erëza të ndryshme. Një brezi që jetoi 46 vjet në komunizëm dhe u mësua në monotoni nuk është e vështirë t’ja fitosh pëlqimin. Dikujt që s’ka ç’të hajë tjetër mund ti japësh groshë përditë dhe do të thotë dhe faleminderit. Por sot është ndryshe dhe brezat e rinj e shohin botën ndryshe, jo më përmes librave dhe imagjinatës si në kohën e monizmit. Sot pyetja që i mundon është pse mos të jetë dhe kjo rini si ata që shohin në TikTok, Instagram apo në SnapChat, apo dhe si shokët e tyre që sot jetojnë një jetë cilësore dhe të qetë nëpër Europe. Ky brez i ri nuk gënjehet kollaj. 

Dhe këtu vjen problemi real. Problemi real është që politika e vjetër, ku bën pjesë Edi Rama, Sali Berisha, dhe gjithë këta që na kanë sorrollatur në kurbet dhe na kanë drobitur nuk është më interesante, nuk bind më asnjë përveç pensionistëve apo quasi-pensionistëve që ende dhe sot i qendrojnë besnik partisë, qofte ajo lejla apo blu. Problemi real është që Kryeministri dhe ish-Kryeministrat e tranzicionit e patën kohën për të bërë dhe nuk bënë, dhe historia nuk është e sjellshme me shumicën e atyre që kanë mundësinë të bëjnë dhe nuk bëjnë. Problemi real është që Edi Rama i besoi vetes aq shumë sa e zhveshi Partinë dhe vendin nga çdo strukturë, rol, pozitë apo organigramë. Arriti deri aty sa ai i bënte të gjitha, dhe kryetarin e Bashkisë, dhe Kryeministrin, dhe Ministrin, dhe Drejtorin, dhe PR-in e qeverisë dhe kjo tregon mendësinë e tij që sot është tepër e vjetër për të funksionuar, qoftë edhe në një shoqëri tranzicioni si kjo e jona. 

Kushdo, në çdo shoqëri konsumohet herët a vonë dhe politika e vjetër në Shqipëri duket se është konsumuar dhe nuk frymëzon më askend. Partitë e reja morën njëqind e kusur mijë vota dhe ky është treguesi më i mirë i kësaj që po ndodh, pavarësisht se dikush mund të thotë që janë shumë pak. Roma nuk u ndërtua në një ditë dhe nëse unë do të isha kryetar i njërës prej dy partive të mëdha, do isha i alarmuar që tre parti nga hiçi arritën këtë numër. Por me sa duket, edhe një dhelpre të vjetër si Rama i hyri vetja në qejf dhe nuk e kuptoi rrezikun e madh që po e ndiqte. 

82 deputetë janë shumë, shumë fare, po as aq nuk mjaftojnë për të mposhtur armikun më të madh të gjithësecilit, kohën. Koha ecën, shoqëria evolon, dhe nëse dikush nuk i përshtatet kohës, atëherë nga fusha mund të përfundojë në stol, ose pa ekip fare. Dikur bukën e ndenjur e bënin paksimadh, trahana ose mërlidhja, sot e hedhin poshtë. 

Edhe sikur ky establishment t’i shpëtojë kësaj proteste, e ardhmja tashmë është e shenjuar dhe nuk duket e shtruar me trëndafila. Nëse struci nuk e nxjerr kokën nga rëra dhe t’u ikë grabitqarëve, fundi mund të jetë shumë i hidhur. E nëse e nxjerr shumë vonë, gjithashtu, nuk do ketë më ku të vrapojë.

reddit.com
u/Deli_Pjetra — 14 days ago
▲ 9 r/shqip

Proteste e cameve - 27 Qershor

Ne 27 Qershor behet proteste ne Konispol per te perkujtuar genocidin ndaj popullsise came dhe per te protestuar per te drejtat pronesore.

I preferuari i cdo protestuesi, Ardit Bido, do jete aty. Shpresoj qe njerezit qe do shkojne ti tregojne vendin pseudopatriotit Bido, si gjithmone me qetesi dhe dashuri.

reddit.com
u/Deli_Pjetra — 20 days ago
▲ 47 r/shqip

Mos harroni ta votoni kete krimbin pseudopatriot

Ardit Bido, ky njeri qe ha buke sot dhe ka bere karriere si patriot dhe njeri i drejte, sot po perpiqet me cdo menyre te sabotoj protesten duke shperndare fake news sikur Kushneri e la projektin e Sazanit dhe shkoi ne Mykonos, sikur minoritaret shqiptare jane agjente te grekeve dhe sikur kjo proteste eshte pjelle e frikes se grekeve se do i marrim turizmin.

Ky krimb e corri masken dhe sot ka dale kunder popullit ne menyren me meskine dhe te peshtire te mundshme, ndoshta se i eshte premtuar ndonje karrige ministri, psh ajo e Kultures them une tani se mbase dhe nuk eshte e vertete.

Kujtohuni mire kush eshte ky njeri kur te vije ne jug per te kerkuar votat. Dhe mos harroni, Himara eshte Shqiperi dhe te njejtat vuajtje qe kane himariotet per pronat i ka cdo Shqiptar tjeter, mos bini pre e percarjeve, minoritaret jane pjese e pandare e Shqiperise dhe duan dhe ata njesoj si gjithe te tjeret qe vendi yne te dale nga kthetrat e korrupsionit, te investitoreve strategjike, te betonizimit, pastrimit te parave me resorte dhe kulla etj etj.

Sot jemi bashke kunder te keqes se madhe, Edi Rames dhe gjithe servilave, lepiresave dhe kastes se felliqur qe po mbyt vendin tone.

RnbBnb - neser me shume!

PS: Postoni dhe te tjere, ka plot, Tao kokekatrori, Sara Bodo, vellezerit Veshaj, Noizy, Mirela Kumbaro etj

u/Deli_Pjetra — 26 days ago
▲ 19 r/shqip

Urgjente/ vendosni nje dron me shkrimin « Ju erdhi fundi » ne Antimitingung e Vlores

Ju lutem, kush jeni aty porosisni nje dron me nje flamingo dhe shkrimin « Ju erdhi fundi » ose « Dorehiqu » per sot ne antimitingun e Vlores, kush mund ta bej? Leket ua nis me paypal apo si te doni?

reddit.com
u/Deli_Pjetra — 1 month ago
▲ 52 r/shqip

Ja pse duan te behet Zverneci

Per te marre pjesen e tyre gjithe udheheqesit tane, per te vazhduar vjedhjet, per te mbushur barkun barktharet e djeshem…mos harroni : « te pabreke ju gjeti dreka, milionere ju gjeti darka » …ndaj edhe njehere jo zvernecit, jo investitoreve strategjike, jo kullave, jo green coast-rave

u/Deli_Pjetra — 1 month ago
▲ 4 r/shqip

Pse ishull privat Sazani? Ca marreveshie eshte bere? A ka leje apo jo?

Ne nje interviete Ivanka Trump e etiketoi Sazanin si ishull privat? Pse s’ka transparence per kete? Si mund te thote dikush pa asnje leje/projekt zyrtar qe eshte privat nje ishull? Di qe ka llafe dhe takime po asgje me teper, Sazani vazhdon te jete publik? A ka VKM ku permendet Sazani? A duhet te kete votim ne Parlament? Mund te na sqaroje dikush procedurat ligjore?

Burimi: https://www.independent.co.uk/tv/news/ivanka-trump-jared-kushner-island-albania-video-b2988051.html

u/Deli_Pjetra — 1 month ago