Tre shembuj. Si duhet të ishin kërkesat. Si duhet të bëhej mbarëvajtja. Dhe në çfarë drejtimi po shkon sot.
Kush janë grupi që thërret Poshtë Sorrosjanet?
Rama dihet ka lidhje me Sorros dhe se ka mohuar.
Lapaj dhe Qori janë akuzuar se kanë lidhje.
Sala ka pasur lidhje por tani është kundër.
Për Shehaj nuk di të ketë akuza ose lidhje.
Kam dëgjuar që janë të Tom Doshit si grup por nuk ka shumë arsye sepse Rames nuk i mungojnë patronazhistet po të ishte si infiltrim.
Gjithashtu këta duket se mbështeteten edhe nga banka e fundit që drejton marshimin dhe është pjesë e grupit të Prognit që ka fonine.
Po të kthehem mbrapa në kohë më kujtohet që deputetin e Qorit nuk e lanë tek fonia (Progni).
Lapaj e larguan protestuesit përpara parlamentit që ishin po grupi i Prognit.
Deputetin e PD e larguan kur prisnin përpara komisariatit po i njëjti grup.
Të vetmit që nuk patën probleme ishte Shehaj dhe deputeti i tij të cilët u pranuan nga grupi i Prognit.
Duket si e njëjta gjë po ndodh edhe me këtë thirrje në protestë që në dukje i thuhet Ramës por jo vetëm tij pasi thuhet në shumës që merr nuanca më të gjëra.
A është grupi i fonisë grupim i mbështetësve të Shehaj? Me këto dukuri rezultati llogjik të nxjerrë në atë drejtim por pa e faktuar.
A është grupi që thërret Poshtë Sorrosjanet i njëjti grupim tek Fonia apo tjetër grupim që gëzon mbështetje? Unë nuk e di.
Si mendoni ju?
Të erdhi fundi.
Kujton se është i squt por s'ka shanse. Sa herë nxjerrë Braçen me zë të hollë të flasi, ne nxjerrim fëmijë me zë më të hollë të thërrasin dorheqje.
Nxjerr analista që gënjejnë, ne nxjerrim Sazan Gurin të mos dallojnë dyshemenë nga tavani.
Nxjerrë patronazhistat në social media që dun me bo humor me protestën dhe kujton se ne s'dim...direkt tipa që bëjnë simbol flamingo në podium dhe goca te veshura si furry.
Do me na i fut me këtë dramën me Spiropalin...direkt dramë për mikrofonin ne, pse ma hoqe, e pse sme le të flas, hehehe sbohet fjal vlla, kot lodhesh.
Dote ene me bo të shkathtin kur ndyshon strategji 700 herë po aty ja futem, ne nuk ndryshojmë fare hahahaha I iku truri.
Se ka kuptu akoma që ne thërrasim u.ç.k, avniut, sorrosjanet, zeqine, që të mos ketë ç'a te thot jo po agjent grek, serb, Iran hahaha hë mo gjeje..hahaha.
E bukura është që kujton se ne bëjmë marshim por ne i bimë vërdallë, që ti acarojmë patronazhistat kur i zejm rugen dhe rrin si legena brenda makinës dhe pastaj tak dalim prapë para kryeministrisë që t'a kapim tek dera kur është tu dal.
Një ditë do kapesh do lidhesh dhe do q.... S'ke ku shko o Rameeee të erdhi fundi...hahahaha...
Shqiptari.
Unë jam shqiptar, si të gjithë ju. Lindur dhe rritur në këtë vend. Kjo është shtëpia dhe familja e të gjithëve ne.
Me mund, sakrifica dhe dashuri për këtë familje po jetojmë dhe mundohemi të bëjmë më të mirën për veten dhe shtëpinë tonë.
Por na përzunë nga shtëpia, duke e bërë të pajetueshme. Na shkatërruan familjen duke na vendosur kundër njëri-tjetrit dhe na morën tokën tonë, të mbrojtur me gjak nga të parët, dhe ua japin të huajve.
Disa nga ne kërkuan më shumë për veten dhe ishin të gatshëm të shkatërronin gjithçka për të tjerët. Na morën tokat duke na gënjyer se nuk kanë çfarë të bëjnë, se do të ketë drejtësi dhe se do të bëhet më mirë për ne.
Na vendosën kundër njëri-tjetrit duke na dhënë thërrime, duke na treguar sa i keq është tjetri, por jo këta, dhe sa shumë do të bëjnë e sa shumë e duan vendin, vetëm për ta përlarë më vonë.
Na përzunë nga shtëpia me lakun ekonomik në fyt, duke e shtrënguar çdo ditë më shumë, që të marrin edhe pikën e fundit të shpirtit.
Çmenduria u përhap, deri në delir dhe gëzim, nga këta që e çuan gjithçka në kulm, ku shqiptari nuk merr dot shtëpi në vend të vet.
Për çfarë më duhet kryeministri, kushdo qoftë, kur unë si shqiptar nuk dal me bukë, nuk rris dot fëmijë, nuk kam drejtësi, nuk marr dot shtëpi?
Për çfarë më duhet opozita, që nuk ngre asnjë nga këto probleme, por bën teatër dhe bashkëpunon me kryeministrin për përfitime në kurriz tonë?
Për çfarë më duhen partitë e vogla, kur nuk bashkëpunojnë për të mirën e vendit, por ngrenë interesat e tyre mbi gjithçka dhe marrin shëmbëlltyrën e partive të vjetra?
Për çfarë më duhet një protestë me organizatorë në krye, që nuk ofron zgjidhje, por do vetëm të ndërrojë fytyrën e kryeministrit dhe të japë thërrime?
Për çfarë më duhen grupet e tjera brenda protestës, kur qëndrojnë si satelitë të organizatorëve?
Unë dua zgjidhje, por refuzoj të gënjehem, gënjehem, gënjehem si gjithmonë.
Protesta duhet të ishte njëfarë zgjidhjeje, por si gjithmonë, zhgënjim.
Ç'më duhesh kur jetesa nuk ndryshon?
Përderisa janë kërkesa protesta paska fuqi te heqi km dhe të bëj qeveri teknike. A është e mundur të ndryshojë disa ligje që i pengojnë të vjedhin ndërkohë?
Pse jo? Madje edhe kodin zgjedhor që po shkuam në zgjedhje të paktën te jenë me lista të hapura.
Pse nuk ka mbledhur 50k firma për shfuqizimin e ligjit për zonat mbrojtura kur ka mbledhur 100k-250k në shesh?
Edhe 250k nuk mjaftojnë për ta hequr si km?
Përse nuk i tregon ndërkombëtareve çfarë klauzola ka futur qeveria tek ligjet që ata kërkojnë?
Ligji i PPP që të kuptojmë ku shkojnë paratë e shqiptarëve të paktën?
Këto janë më të thjeshta sesa dorëheqja dhe qeveria teknike. Kur arrijmë të bëjmë këto edhe pa negociata madje, atëherë pse s'bëhet cilado nga këto?
Kushdo ligj vendoset krijon preçedent. Po i preken prapë ka kosto për këdo që mundohet t'i ndryshojë. Ato ligje që kërkohen nga BE nuk i prek dot po i vendosën.
A do behët gjë, çfarëdo lloj gjëje apo vetëm fushatë prishje imazhi sa për zgjedhje më të njejtin sistem?
Nuk duhet nënvlerësuar Rama dhe Berisha sidomos në zgjedhje. Rama ka ndryshuar shumë herë qëndrim për kundër përgjigje. Nuk i bën kot.
A do ndryshojmë dhe ne apo do vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë duke pritur rezultat tjetër?
Sa e mundur është realisht apo vetëm shpresë?
A e ndërrojnë sistemin kërkesat e protestës dhe nqs po si do jetë ky sistem i ri?
reddit.comPër çfarë i duhen kërkesat politike një proteste qytetare kur nuk ka asnjë strukturë politike të vetën?
reddit.comKu jemi?
Nga fjalimi që bëri Rama duke se i ka hedhur sytë tek pjesa e atyre mbështetës të protestës që nuk dalin me në shesh dhe ata që e mbështesin nga largë. Tha që i dëgjon dhe kupton dhe do marrin masa që këta mos kenë më problemin me qeverinë por të kthehen në aleatë të shtetit dhe mos kenë nevojë të shohin si zgjidhje protestën.
Gjithë këto të mira që janë hedhur si ide të hapura në librin e rradhës nga artisti drejtues, këta do i shohin në mandatin e katërt. Pra vëmendja e qeverisë do kthehet tek ata që kanë kërkesa kundrejtë shtetit si mjekesia, burokracitë, arsimi, çmimet e ushqimeve dhe shtëpive, rrogat, qerate, ligje të caktuara etj.
Pra të pa kënaqurit me shtetin më në fund do hapin sytë sepse shteti do i shpjegoj me fakte që janë gabim por do ja thotë butë me empati që mos mërziten dhe disa do besojnë. Zgjidhje gjeniale. Të gërryesh protestën siç bëjnë ata me imazhin tënd dhe të negociohen ligjet që kërkon EU me siguri me pak ndikim nga USA pa humbur asgjë.
E mbrojti veten dhe qeverinë duke cituar Tocqueville qe e shkroi teorinë e tij për Francën e Ancien Régime një shoqëri me institucione reale që po liberalizoheshin gradualisht dhe sinqerisht. Pritshmëritë rriten kur ndryshimi është i besueshëm dhe i pakthyeshëm.
Shqipëria ka problem tjetër, ndryshimi dhe korrupsioni po ndodhin njëkohësisht dhe nga i njëjti aktor. Kjo nuk është "pritshmëri e rritur" është mungesë besimi strukturor te legjitimiteti i shtetit. Tocqueville funksionon kur pyetja është "pse ndryshimi nuk vjen më shpejt?"
Nuk funksionon kur pyetja është "a është ndryshimi i vërtetë apo fasadë e kapjes së shtetit?"
Pjesa tjetër e protestës që është ajo politike me kërkesa politike si dorheqje, qeveri teknike, reforma zgjedhore, jo negocimit që pjesës që po target Rama dhe atyre që kërkojnë ndryshime në sistem nuk i zgjidhin punë por Subi këtu i adhuron. Morrën vetëm krahasim me zogjtë të errët që bëjnë vezë.
Me një fjalë Rama e vuri qëllimin e vetë dhe mund të bëj dëm të madh në nr e protestës edhe përgjatë shtator-tetorit. Ndërkohë pjesa politike po përpiqet te mbledhi me shumë vezë për takimin e rradhës tek parlamenti me armikun e përbetuar policinë dhe po hedh ide për masa si në Hong Kong për qëllimin madhështor të bëjnë pis me vezë politikanët.
Pra Rama po e përdor çfarë i ofrohet nga vetë protesta dhe do e përdori në dem të saj kurse pjesa politike e protestës thjesht po i jep material për t'u marrë me vezët, ujin, policinë, dhunën etj por jo me kërkesa pasi dhe ato i kanë bërë lëmsh.
Historikisht, protestat dobësohen kur:
nuk kanë objektiva të qarta dhe të arritshme
nuk arrijnë të tërheqin njerëz të rinj
perceptohen si të dominuara nga një grup i vogël politik
krijojnë më shumë debat për metodat sesa për kauzën.
Ndërsa mund të forcohen kur:
mbajnë fokusin tek çështjet që prekin shumë njerëz
shmangin veprimet që largojnë publikun neutral
arrijnë të tregojnë rezultate konkrete ose mbështetje në rritje.
Mendoni se mund të ketë zgjidhje kjo situatë apo është vonë?
Ke nga të vetëshpallurit do zgjedhi protesta? Grupin e fonis apo kuvendin qytetar? Dhe si u vendos qe kërkesat u pranuan nga të gjithë?
reddit.comQeveria Teknike/Tranzitore. Si mendoni? Kërkesë e vlefshme apo jo?
Qeveri teknike (PD)
Përbëhet kryesisht nga ekspertë dhe jo nga politikanë aktivë partiakë.
Qëllimi është administrimi i shtetit me sa më pak ndikim partiak.
Mund të jetë afatshkurtër ose afatgjatë.
Nuk ka domosdoshmërisht lidhje me zgjedhjet.
Kushtetuta: Qeveri teknike → Duhet marrëveshje politike dhe votëbesim në Kuvend. Nuk kërkon domosdoshmërisht zgjedhje të reja.
Qeveri tranzitore (SHB)
Qeveri e përkohshme që shërben gjatë kalimit nga një situatë politike në një tjetër.
Qëllimi kryesor është menaxhimi i tranzicionit (zgjedhje, krizë politike, ndryshim sistemi etj.).
Mund të përbëhet nga politikanë, teknikë ose kombinim i të dyjave.
Kushtetuta: Qeveri tranzitore → Duhet marrëveshje politike dhe votëbesim në Kuvend. Ka mandat të përkohshëm për të menaxhuar një periudhë kalimi (p.sh. deri në zgjedhje).
Qeveri teknike tranzitore (Protesta)
Kombinon të dy konceptet.
Është një qeveri e përkohshme (tranzitore) e përbërë kryesisht nga ekspertë jopartiakë (teknike).
Zakonisht propozohet kur ka mungesë besimi te qeveria aktuale për organizimin e zgjedhjeve.
Kushtetuta: Qeveri teknike tranzitore → Duhet marrëveshje politike, votëbesim në Kuvend dhe zakonisht një mandat i kufizuar për të administruar vendin deri në zgjedhje.
Zgjedhjet e parakohshme (LB/PM)
Janë zgjedhje që zhvillohen para përfundimit normal të mandatit të parlamentit.
Në një sistem parlamentar si Shqipëria, ato zakonisht kërkojnë që parlamenti të shpërndahet para kohe. Kjo mund të ndodhë në raste si:
rënia e qeverisë dhe pamundësia për të krijuar një shumicë të re;
marrëveshje politike për t'iu drejtuar elektoratit;
kriza të forta politike që çojnë në shpërndarjen e parlamentit sipas procedurave kushtetuese.
Kushtetuta: Zgjedhje të parakohshme → Nuk mjafton marrëveshja politike. Duhet të ndiqet një nga procedurat kushtetuese që çojnë në shpërndarjen e Kuvendit ose në pamundësinë për të formuar një qeveri që gëzon besimin e Kuvendit.