▲ 150 r/albania+1 crossposts

Ismail Qemali do ishte krenar per kete vlonjate

Faleminderit Brunela

u/080bne — 1 day ago
▲ 22 r/albania

Historia e Dhimbshme e 32 Dibranet 1996

  1. Hider Buci atehere kryetar I Shoqates se Emigranteve Shqipetare,pasi ishte imformuar nga mediat Greke per skafin me 32 Shqipetare te ndaluar nga policia greke,kjo shenon daten 10 mars 96,menjehere filloi te krijoje rruge kontakti me familjet e te humburve ku krijoi nga nje dosje per seicilin me te dhene te plota. Porse me vone nuk kemi imformacion se si shkuan hetimet e tij,pasi nuk patem kontakt me vone me te.
  2. Dy muaj pas zhdukjes se tyre eshte bere nje telefonate me 4 maj 96, ku nje person shqipfoles telefonoi ne radion shqipe “ARZA” ne Kumanove te Maqedonise. Ku personi pasi kishte memorizuar nr e tel te tyre te vetem qe mbante mend,I trembur shprehet: “Jemi gjalle ,por ndodhemi te izoluar ne nje vend te panjohur ne nje ishull. Une shfrytezova rastin te telefonoj pasi nuk na lejojne,ai ka mare me nr 0030 663 23229. Te afermit e tij pasi siguruan kete nr munduan te komunikojne me te porse ne kete nr u del nje grua ku pas pyetjeve te shumta qe ku e moren kete nr dhe me nje ton kercenuaes u thote: “ Niko ishte ketu,por tani ka ikur”, dhe u ka mbyllur telefonin.
  3. Ne korrik 96 po ne Radion “ARZA” u be nje telefonate e dyte ku telefonuesi u shpreh: “ Jam Fatos Beqja, qe ndodhesha ne skafin e 9 marsit.Flas nga Greqia, ndodhem ne burgun e Korfuzit”.Nr me te cilin mori ishte 0030 663 23239.Perseri te afermit e Fatosit kane tentuar te lidhen me kete nr porse ka qene e pa mundur. Sipas Hider Bucit mesohet se prefiksi 0030 (0) 663 sot 0030(0) 2663 I perket fshatit Skipero ne veriperndim te ishullit te Korfuzit, ne nje zone malore te izoluar sipas telefonueseve.Pikerisht ne kete zone ndodhet nje burg I sigurise se larte.
  4. Deshmi nga Tezja e Atli Abdulla HAKORJA Xhide HOXHA (Kristina) qe ndodhesh ne greqi me familje dhe me pune ka pare me syte e saj ne radiotelevizionin “MEGA” dhe “ANTENA” lajmin e kapjes se 32 Dibraneve,ne date 10 mars 1996 ne oren 20:20 sipas ores locale Greke,Ajo pohon qe duke ndjekur lajmin e kapjes se 32 klandestineve Shqipetare ka dalluar se njeri nga te ndaluarit ka qene djali I motres se saje,madje I ka pare duke perdorur dhune dhe force fizike ndaj tij. Me pas Tezja e tij ka mare nje avokat me emrin Jani…. Per te zbardhur ceshtjen,ajo e ndoqi per 3 muaj me rradhe,porse me pas u nderpre pasi avokati nuk I doli me as dhe ne telefon….. Me pas tezes I eshte bere nje telefonate nga Burgu I Korfuzit,kun e gjuhen greke kane kerkuar burrin e saje,ajo pasi e ka pyetur ke korkonin,telefonuesi I eshte pergjigjur: “flas nga burgu I Korfuzit dua Kriston,Numrin e saj e kishin vetem dy djemte e zhdukur djali I motres dhe djali I vellait. Me vone Xhidja eshte lidhur me nje emission televiziv I cili drejtohej nga Kosta Kardhavela dhe sekretarja Maria,emisioni ne kerkim te njerezve pa adrese.Kosta kerkoi fotografi ku ja dhame thote tezja porse nuk moren pergjigje,kosta gjithmone thoshte: “mos u ngut,problemi eshte shume I veshtire dhe I koklavitur”.
  5. Po ne kete periudhe pas revoltave te shumta ne burgun e Korfuzit arratisen 44 persona ku 28 prej tyre ishin shqipetare,dhe mbase ky numer u ka interesuar policies greke pa problem te perkatesive te ndryshme,mjafotn qe kane qene shqipetare.Ky lajm citohet ne gazeten “TRIBUNA” sipas medjave Greke te sjalla nga Hider BUCI.
  6. Policia. Shefi I policse pasi u lidh me portin e korfuzit,mori komfirmim se ishte I vertete lajmi qe ishin kapur mbi 30 djem shqipetare,pra me date 10 mars 96.

Lista e Personave te humbur:

  1. Naim Qoku
  2. Dashamir Qoku
  3. Dashuri Qoku
  4. Baudin Keshi
  5. Sigurim Keshi
  6. Arshi Xhaferi
  7. Zenel Kaferi
  8. Mehmet Bici
  9. Fadil Hamja
  10. Shuaip Beqa
  11. Fatos Beqa
  12. Mustafa Elezi
  13. Hazbi Elezi
  14. Ramiz Haxhia
  15. Sulejman Shahini
  16. Ulsi Rama
  17. Allaman Istrefi
  18. Luftim Isterfi
  19. Gjyzel Fida
  20. Hysen Zerja
  21. Vullnet Baruti
  22. Musli Bunguri
  23. Edmir Kryemadhi
  24. Belul Azizaj
  25. Sajmir Hasani
  26. Atli Hakorja
  27. Sajmir Sulkurti
  28. Hajri Shira
  29. Abdul Lace
  30. Sokol Veizi
  31. Gezim Jaho
  32. Urim Topuzi
u/Itchy-Button5484 — 15 days ago