
Scoop ekskluziv për reddit: Po vjen referendumi për ligjin 21/2024
Ligji 21/2024 "Për ndryshimet në ligjin 81/2017 Për Zonat e Mbrojtura" nuk ka qenë objekt i asnjë nisme tjetër referendare deri më sot. 12 qytetarë apartiakë dhe të pavarur nuk pritën, po e ndërmorrën vetë këtë hap historik për të mbledhur 50 mijë firma për shfuqizimin e këtij ligji që e kërkon dhe BE si kusht për negociatat. Emrat poshtë
https://citizens.al/2026/08/07/nisme-per-referendum-kunder-ligjit-21-2024-per-zonat-e-mbrojtura/
Nesër paradite data 20 gusht, KQZ shqyrton kërkesën dhe në ditët në vijim fillon mbledhja e firmave.
Ne nga grupi i flamingorevolution.eu jemi krenarë që jemi një nga grupet që jo vetëm e mbështesin këtë nismë ligjore dhe qytetare, por kanë punuar konkretisht për të. Shpresojmë dhe do të punojmë që kjo të jetë vetëm nisma e parë ligjore që do burojë nga protesta dhe do e ngrejë rizgjimin kombëtar nga protesta në një nivel ligjor.
Për më shumë informacion hidhini sy faqes tonë, lini emailet tuaja nëse kërkoni të informoheni dhe shtypni "Angazhohuni" nëse doni të bashkoheni si vullnetarë. Në datë 20 gusht ora 22:00 ka një webinar mbi këtë nismë, ku mund të drejtoni pyetjet tuaja konkrete
https://upenn.zoom.us/j/91069685324?pwd=rLsLbXjwSomcKYt1X6ZxHszbpC8PDE.1