u/No_Championship_4881

▲ 12 r/kosovo

Deri kur e deri ku ?

Njerz, ni pytje e kom edhe shum pres sinqerisht me pas ni diskusion n’qet pike.
Pse n’vitin 2026 hala nuk bohet asni fjale per ujerat e zeza ?
Pse hala nuk kemi kanalizim e perpunim eficient t’ujrave t’zeza ?
Pse n’cdo cep t’maleve, fushave, kodrave t’Kosoves osht ambienti gati veq me u barazu me gjendjen n’Indi ?

A ka naj Iniciative n’ket far drejtimi ?
Prej kurit jena na Shqiptart kaq t’ulte, egoist e t’ndyte qe n’momentin qe nuk na sheh asnjeri, e shkatrrojme vendin tone qe komplet e qet posht “patriotizmin” qe e shesim kaq shume.

Kurr niher nuk niva n’media per me zhvillu dicka pozitive. Me ndertu dicka, me i dhan komunitetit e me u mundu me u zhvillu ma shum njerzimi jone e me shku para.

Leje se dola pak pi taktit, ta kshyri sa pare ja paskan ofru mirije brahes per naj turr.

reddit.com
u/No_Championship_4881 — 21 hours ago
▲ 12 r/kosovo

Pse jo më shumë për edukim?

Kam një pyetje dhe dua ta diskutoj me ju.

Pse duket se është shumë më e lehtë të mblidhen njerëz, mbështetje dhe donacione për çështje fetare, por shumë më e vështirë të organizohemi për edukim, zhvillim të rinisë dhe kushte më të mira për familjet dhe komunitetin?

Po flas për biblioteka më të mira, kompjuterë për shkolla, hapësira për studim, kënde lojërash për fëmijë, qendra komunitare, mjete edukative, programe sociale dhe aktivitete që angazhojnë njerëzit në edukim, zhvillim, punë dhe komunitet.

Ne si popull tregojmë se dimë të organizohemi, të kontribuojmë dhe të mobilizohemi kur besojmë në një kauzë. Atëherë pse nuk shohim më shumë iniciativa për projekte afatgjata në edukim dhe mirëqenie të komunitetit përmes platformave si GoFundMe (ose të ngjashme), rrjeteve sociale, grupeve lokale apo organizimeve qytetare?

Çfarë mendoni se na pengon? Mungesa e besimit, organizimit, transparencës, lidershipit, mentaliteti, apo thjesht mungesa e iniciativës?

Nuk e them për të kritikuar askënd — jam sinqerisht kurioz të kuptoj si mund të investojmë më shumë në edukim, familje dhe një komunitet më të fortë për të ardhmen.

reddit.com
u/No_Championship_4881 — 2 days ago
▲ 0 r/zurich

Hello everyone, I wanted to ask you about the social clubs in Zurich(weed). Is it only possible to access these clubs by being part of the study or can anyone just enter ? Thanks a lot

reddit.com
u/No_Championship_4881 — 6 days ago