

Eshte koha t'iu ja kthejme me te njejten monedhe medias dhe qeverise
- Do nisim nje organizim online qe te raportojme si fake news postimet dashakeqe te topit, abc, klanit, euronews dhe faqeve te qeverise apo dhe vete fisdeputeteve. Per kete duhen sa me shume zera ne Instagram, Facebook, Youtube. Te raportohen si fake news.
​
Me e fundit ishte lajmi qe "protestues te maskuar" kane perdhosur flamurin e Izraelit. Ku jane provat, pamjet apo cdo lloj elementi qe te vertetoje ngjarjen e ndodhur dhe qe personat qe e kane kryer jane pjese e protestes dhe jo te infilturar partiak? Eshte rregulli nr1 per cdo lloj akuze qe behet ndaj nje individi apo grupimi. Per ndryshe quhet shpifje dhe sipas ligjit qe e ka futur vete kryeministri i jone i dashur rrezikon burg per kete gje.
​
- Topi, abc, klani dhe euronews te raportohen ne Instagram si "state controlled media". Faktet dhe provat i kemi te shumta per kete gje.
​
- Heshtje e plote/censurim i budalliqeve qe thuhen kunder nesh nga pushteti dhe propaganda. Sic po na censurojne duhet ti censurojme. Bojkoti nis me keto lloj veprimesh jo vetem duke iu hequr follown e duke i bere bllok.
​
Per kete duhet sa me teper mbeshtetje nga te gjithe ne dhe nuk iu kushton aspak kohe. Eshte reagimi me efektiv qe mund ti bejme propagandes se sa tiu bejme reshare duke i share. Prandaj shperndajini me sa te mundeni keto 3 pika nese keni deshire dhe vullnet qe ti kthehemi kunder ketyre sulmeve digjitale. Besoj se me gjysmen e njerzve qe kane qene dje dhe ditet e tjera mund te arrijme dicka edhe ne rrjetet sociale.
​
RnB BnB!
​
​
Neser e tutje me te bashkuar se kurre kunder partive
Nuk mjafton qeveria dhe patronazhistet por kemi kunder dhe militantet e pd.
Ishim sot 5 veta grup cuna dhe goca dhe konstatuam kto. Sot e ndame mendjen do perpiqemi ti gjejme te gjithe agjentaturat e brendshme partiake dhe i kemi kapur me foto, video per cdo pike qe do permendet ne kte postim.
E sata here humbet nje femije. Rradhen e kaluar jo po nuk ja themi emrin jo po sdo prindi. Njehere gjehet pastaj humbet prape. Iken gjysem ore kot. Sot e njejta gje po sot i kishin gjetur dhe emer e mbiemer i bene upgrade taktikes. Nderhyri nje vajze me syze qe thoshte vazhdoni protesten nderkohe djali qe e shoqeronte po e filmonte gjithe kohes. Filloit te bertiste kemi ardhur per proteste ktu jo me gjet femije. Kur vazhdoi protesta vajza e zellshme iku u zhduk dhe vetem kur e pash andej nga fundi per qekf te vet ne telefon. E gjitha kjo per tu perdorur kunder nesh.
Foltorja dhe boksi jane te pd. Nqs mendoni se po e bejne per kte kauze dicka e duan mbrapsht. Nese qendroni pas proteste do shikoni grupe cunash nga kta qe kane folur, duke bere organizime te pd per ditet ne vijim. "Organizuesit" po bashkepunojne me ta qe te mos devijohet nga kauza por nuk kane cfare te bejne me shume. Vec per flamurin amerikan sot sa u fol se ju vjen rende hipokritve ta hiqnin. Protesta eshte e te rinjve jo e atyre dy pleqve qe iu ka ngel sahati te pd. Nje cun i pd qe foli dje tha kam ardh nga jashte nga amerika nderkohe e kam ne lagje dhe ne gjithe kto vite eshte here e pare qe e shof te kaloje lagjen.
Vetem 3 veta permenden sot kauzen ambientaliste, ndryshimin e ligjit per zonat e mbrojtura, arsimi shendetesia dhe rinia. Bravo atij cunit qe foli gjuhen e popullit jo refrenet e partive.
Lidhur me foltoren prape. Ose ti heqim ose te organizohemi vete ne me menyrat tona. Boll me me zhurmues politik. Bojkot te foltores se tyre. Po deshen te dalin andej nga cepi rognerit ose te bejne proteste te tyre vec sic kane bere me protestat e studentve qe i kishin me orare vec. Dhe kta te vecantet me flamingo pse nuk e ngrejne zerin me shume. Jane te paret qe duhet te flasin jo ata tipat me kapele e syze.
"Protesta" qe vijon pas kryeministrise eshte totalisht e kontrolluar ku behen thirrje per te bllokuar rruget dhe per te cuar njerzit. Dalin cuna me kapele dhe bejne bariun. Ca cerra ne mes qe nisin korret. Dhe i shperndajne ca ne bllok ca ne 21.
"Incidente" me njerez te semure menderisht. Eshte nje bol dhe nja ca te tjere qe bertasin poshte sorosi apo thirrje te tjera. Jane ca te tjere qe futen per te prishur qetesine dhe provokojne dhune. Pd dhe ps po punojne fort edhe per kte gje qe te percahemi. Le tua leme pacientet e psikiatrise shtetit dhe sales ne dere jo protestes te njerzve qe nuk lepihen partive.
Protesta ju perket te gjithve, por eshte gen z qe duhet te degjohen dhe te aktivizohen. Kur ju thoja une lerini pleqte nga fundi jo te dalin para kamerave lexova vetem komente qe sduhet te percahemi kane dhe ata hallet e tyre. Po pse dite per dite ilacet e pensionet do degjojme. Del plaku me fol dy ore edhe i ngec ne fyt pjesa e dyte e RnB, BnB. Duan te vijne le te rrijne nga fundi sic bejne ne protestat e pd dhe sic nuk piptijne kur i mbledh qeveria ne mitingje. Nuk kemi asnje taksirat qe votojne masivisht ps pd dhe pastaj ankohen per pensione. Madje mire tiu behet qe nuk zene mend ne cdo zgjedhje.
Uck uck por sa prej jush dalin per protesta nacionaliste. Sa prej jush mbeshteten studentet e Shkupit. Jemi nje, ama kur jane bere protesta ne Prishtine nuk kane perfshire neper thirrje problemet e Shqiperise. Jo se nuk iu plas, por jane me te zgjuar dhe nuk i devijojne protestat nga kauzat.
Protesta e flamingove, por u harruan. Me shume kane fol per Narten, Zvernecin dhe dhunen e nje jave me pare mediat e huaja ne dy ditet e fundit se te gjithe protestuesit bashke. Me teper ze ndaj aktivistve te mjedisit. Me teper organizim nga grupet jo politike. Me teper unitet. Kemi treguar qytetari deri me tani mos ta hedhim poshte. Realisht kemi te bejme me dy forca politike te lodhura qe varen nga cerra e nga pleq qe i ze vapa dhe shfaqen kshu. Do e marrim ne dore apo jo protesten tone qytetare.
Shqiperi e re! Rama ne burg, Berisha ne burg!