Misioni: Shqipëri e Re
Shqipëria e Re nuk është destinacion në Google Maps.
Nuk të çon aty as Brukseli me valixhe, as konferenca e radhës, as premtimi elektoral, as ai “do ta bëjmë” që riciklohet çdo katër vjet si kasetë e prishur.
Është nivel i bllokuar.
Duhet çliruar.
Dhe çdo ditë proteste është një nivel më afër.
Jo gjithmonë nivel epik. Ndonjëherë është thjesht vapë, lodhje, nerva, komente idiote online, njerëz që thonë “hajt se nuk bëhet”, dhe prapë vendimi për të mos u fikur.
Aty fillon loja e vërtetë.
Sepse ky sistem nuk të mund vetëm me forcë. Të mund duke të bindur se je vetëm. Duke të bindur se je naiv pse të intereson. Duke të bindur se të gjithë janë njësoj. Duke të lodhur derisa dorëzimi të duket si pjekuri.
Këto kanë qenë nivelet e vjetra.
Frika.
Cinizmi.
Turpi për të shpresuar.
Lodhja.
Ajo fjalia vrastare: “s’bëhet ky vend”.
Por çdo ditë që njerëzit dalin, diçka ndryshon.
Jo vetëm jashtë. Brenda.
Fillon të mos të të zërë më helmi i “s’bëhet”.
Fillon t’i njohësh truket para se të dalin në televizor.
Fillon të kuptosh që nuk ishe vetëm në hartë.
Fillon të mos ndihesh budalla pse akoma beson te diçka më e mirë.
Këto janë fuqitë që po fitohen.
Një postim. Një dalje. Një batutë. Një video. Një njeri më shumë që nuk hesht. Një ditë më shumë që nuk dorëzohet.
Duken të vogla tani. Por në çdo lojë të mirë, fuqitë e para duken të vogla derisa arrin te misioni final dhe kupton: pa to, nuk fitohet.
Pa durim, nuk fitohet.
Pa humor, nuk fitohet.
Pa sy të hapur, nuk fitohet.
Pa zë, nuk fitohet.
Pa njerëz që kthehen prapë, nuk fitohet.
Sepse protesta nuk është fundi i lojës.
Është stërvitja për misionin final:
Shqipëri e Re.