Lapaj te pakten i mbante 7 vete non stop para Kryeministrise.
Studentat marrin guximin per te vene nje banderole te madhe kunder diktatorit Rama te Universiteti por kane frike te marrin kryesimin e marrshimit te protestes se tyre. Diktatura e vertete eshte brenda protestes.
reddit.comSikur i ka ra pak sharmi protestes. Nuk ka mo pjeshka, ska mo tipa bojn cosplay, as ata me flamurin e One Piece, as meme. Duket si nje radikalizim i dizenjuar i protestes ne menyre qe te largohet shtresa e mesme.
reddit.comIshin nja 6 veta me borseta var ne qafe para parlamentit sot. Di njeri gjo per ca bohej fjale?
reddit.comKërkesa asamble prej 101 qytetarësh të zgjedhur me short.
A mendoni se kërkesa për zëvendësimin e Kuvendit me një asamble prej 101 qytetarësh të zgjedhur me short mund të jetë futur qëllimisht për ta bërë protestën të dukej joserioze në sytë e partnerëve ndërkombëtarë? Një propozim i tillë, do të ishte në kundërshtim me rendin kushtetues aktual të Shqipërisë dhe nuk ka precedent në asnjë demokraci evropiane për zëvendësimin e parlamentit kombëtar me një organ të përzgjedhur me short. A ishte kjo një ide e sinqertë, apo një kërkesë që në praktikë dëmtoi besueshmërinë e protestës?
Shumë pyesin si mund të ketë rezultat një protestë pa përshkallëzim. Në Serbi protestojnë prej 2 vitesh dhe KM ende s'ka dhënë dorëheqjen. Në Shqipëri mund të duhen edhe 3 vjet dhe persëri KM nuk do e japë dorheqjen. Por fitorja juaj më e madhe do jenë shokët që krijoni gjatë marshimeve.
reddit.comKryeministri ka të drejtë t'i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave." Nëse mocioni nuk merr votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve, i kërkon Presidentit shpërndarjen e Kuvendit, dhe Presidenti e shpërndan atë brenda 10 dit
Kjo info vlen per ata qe mendojne se ka deputete qe mund te largohen nga PS. Edi Rama e con vendin ne zgjedhje te parakoheshme kur te doje.
Dita e 25-të e protestës para kryeministrisë. Ne mbrojtje te protestusve dje ka ra shi ne Tirane.
Grupi i borsetave ka marrë sërish sot drejtimin e protestës. Ata e kanë shumë bezdi thirrjen “Shqipëri e Re”, sepse ajo nënkupton organizim politik të protestës, gjë të cilën ata nuk e duan. Sapo ajo fillon, ata e mbysin me megafon me thirrjen: “Shqipëria e Shqiptarëve, vdekje tradhtarëve.”
Po ashtu, thirrja e grupit të studentëve artikulohet si një kërkesë për një Shqipëri të shqiptarëve dhe jo të pushtetarëve, duke u formuluar në mënyrë më të moderuar dhe të tillë që synon të jetë më e pranueshme për opinionin ndërkombëtar.”
Çfarë ju bën të besoni se kërkesat e protestës pasqyrojnë vullnetin e shumicës së shqiptarëve?
reddit.comAta që marrin fjalën në protestë duhet të përfshijnë në fillim ose në fund të fjalimit një thirrje si “RNBBNB” ose një parullë të ngjashme që godet dhe shpreh distancim nga PS-PD. Kjo do të ndihmojë në forcimin e identitetit anti-establishment të protestës dhe duhet te jetë kusht për të folur aty.
reddit.comKta te diaspores mesa duket dun me heq Edin qe te sjellin Salen. Nuk i ka ardh memo RNBBNB.
reddit.comCila nga këto kërkesa ju duket më absurde: kërkesa për dorëheqjen e Edi Ramës, i cili fitoi bindshëm zgjedhjet e vitit 2025, apo kërkesa për largimin e Sali Berishës nga drejtimi i PD-së, kur Partia Demokratike është një organizatë e pavarur dhe shumica e anëtarësisë së saj e dëshiron ende në krye?
reddit.comPer te gjithe ata qe kane rene deshmor te r/albania ene vine verdalle te r/shqip
Imagjinoni një protestë në Itali që kërkon dorëheqjen e Giorgia Melonit dhe turma nis të këndojë këngë patriotike për Garibaldin, të kërkojë "Italinë Etnike" dhe bashkimin me Nicën në Francë, Dalmacinë në Kroaci apo territore të tjera historikisht të pretenduara nga nacionalistët italianë. Primitiv.
reddit.comKoha që protesta t’i besojë drejtimin politik Arlind Qorit
Nëse protesta do të ketë një fytyrë politike, Arlind Qori është kandidati më natyral për këtë rol. Arsyeja kryesore është koherenca e tij politike. Për vite me radhë ai ka mbajtur një qëndrim të pandryshuar kundër binomit PS-PD, pa qenë pjesë e asnjërës prej këtyre forcave dhe pa kërkuar aleanca me to. Në këtë aspekt ai dallon si nga Agron Shehaj, i cili vjen nga Partia Demokratike, ashtu edhe nga Adriatik Lapaj që në momente të ndryshme kanë bashkëpunuar ose janë afruar me njërin nga dy kampet tradicionale.
Kjo u pa edhe në debatin për zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë së Tiranës, ku Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj mbështetën Florian Binajn si kandidat të opozitës, ndërsa Qori nuk iu bashkua kësaj zgjedhjeje. Për mbështetësit e tij, ky ishte një tjetër tregues i ruajtjes së pavarësisë politike dhe i refuzimit për t'u rreshtuar pas projekteve të lidhura me kampet ekzistuese.
Një tjetër arsye lidhet me natyrën e vetë protestës. Ajo përfshin individë me bindje shumë të ndryshme politike dhe ideologjike, të cilët nuk bashkohen nga një program i përbashkët, por nga kërkesa për dorheqje të Edi Ramës. Në një situatë të tillë nevojitet një figurë që ka dozën e duhur të populizmit politik për të artikuluar pakënaqësinë e përbashkët. Qori ka treguar se zotëron këtë aftësi më shumë se rivalët e tij.
Në fund të fundit, protesta është një akt politik dhe politika kërkon profesionistë. Ndryshe nga ideja se çdo figurë publike mund të shndërrohet menjëherë në lider politik, përvoja tregon se mobilizimi afatgjatë kërkon njerëz që e kanë bërë politikën aktivitet të përditshëm.