A mund mos të kesh mendim sot ?

Më le ta shpjegoj këtë thjesht.

Duke pa sa info kemi gjithë kohën. Njerëz që bëjnë komente për çdo temë. A mund të mos mendojmë fare për atë që sna hy në xhep, apo nuk jemi të fushës ?

Gjithologu si profesion duhet me vdek.

Fol por brenda fushës tate se e kuptojmë që ke studiuar x dhe po flet për y.

Fol për y se ngjan më mirë e di më shumë.

Faleminderit.

reddit.com
u/pociqr — 6 hours ago

Non English WRITERS

Hello,

I am writing this post in English because I can, but to be honest, I never use English to write long contents of any kind because I feel far from it.

I leart English from Tv, movie, songs, so I understand it a lot, but talking to complex contents, I would prefere read and write them In my own language.

Saying that, I found it very difficult to find space on Sub, as most of the materials and writers, do it in English.

This colonial web, in the end, gives us a space of writing, but as it wants.

reddit.com
u/pociqr — 26 days ago
▲ 2 r/albania+1 crossposts

LGBT NË PROTEST

Nuk dua të hap një diskutim të gjatë mbi LGBT dhe të drejtat e tyre.

Që kur doli ai djali me flamurin e PAQES, pashë që grupet që ia hoqën sepse menduan se ai ishte flamuri LGBT. .. THEKSOJ injornacë sepse shumë herë më kanë pyetur për flamurin sepse nuk dallojnë dot flamurin e BE me atë të KS . NEJSE

Këtu veç injornacës mbi simbolet kam vëzhguar po të njëjtën përqasje si shoqëri, ku pavarisht se ne i dimë gjërat, i kemi para syve, nuk e pranojmë kurrë se janë aty. .

Megjithëse protesta mbetet tërësisht e fokusuar tek kërkesat e saj dhe ashtu duhet të jetë, mendoj se sjellja e saj ndaj komuniteteve të ndryshme është tejet e keqbalancuar për sa i përket prezencës.

Tashi mos bëjmë kot sikur nuk kemi parë persona LGBT aty, që e mbështesin protestën.

Ka dhe komunitete të tjera, sigurisht që jo, madje mendoj se kjo protest nxjerr në pah imazhin përtej moralit të saj.

Mbas 50 ditësh protest, çdo ditë e më shumë mendoj se kush është lgbt, janë aty, bërtasin e thërrasin si të gjithë. Ama kur bëhet fjalë tek ekzistenca, u duhet të fshihen në rogozët e kauzave të tjera.

reddit.com
u/pociqr — 1 month ago
▲ 6 r/albania+1 crossposts

Fryma e fundit e subjektivitetit

​

Po ndaj me ju këtë shkrimin që kam bërë në Subtack dhe doja 1 mendim.

Qysh prej fillimit të saj, në Inteligjencën Artificiale u vu re një vakësi për sa i përket informacionit që na ofronte. Në vitin 2023 nuk ishim po aq të ndjeshëm ndaj saj sa sot, por tani AI është bërë pjesë e jetës sonë aq sa ne e paguajmë atë, sepse na ka ndryshuar dhe lehtësuar jetën rrënjësisht.

Megjithatë, AI ka shmangur gjithmonë qëndrimet e njëanshme, duke zbutur kështu polarizimin në diskursin politik dhe social. Propozimet e saj janë më shpesh të orientuara drejt gjuhës politikisht korrekte sesa të na tregojnë të dyja anët e medaljes, të cilat, pak rëndësi ka nëse na pëlqejnë apo jo, ekzistojnë në shoqërinë ku jetojmë, pavarësisht efektit të globalizimit aktual, i cili ka nisur që në vitet ‘80, duke e bërë botën më të lidhur, pavarësisht distancave gjeografike.

Sigurisht, nuk mund të themi se nuk ka pasur anë pozitive. Megjithatë, nuk dua të flas për globalizimin, por për këtë pjesë të tij, siç është AI, i cili te brezat e rinj është parë shpesh edhe si një vegël që do t’ua bëjë punën.

Këtu, nga eksperienca e një brezi që ka lindur para shpërthimit të internetit, më vjen të them se AI nuk është veçse një vegël më e përparuar, por jo e aftë të na bëjë të dimë atë që nuk e dimë nga zero, sidomos kur bëhet fjalë për shkrimet analitike, përshkrimet, përmbajtjet, brainstorming-un (stuhinë e mendimeve), sintezat, të cilat më përpara kishin më shumë mendime të përziera njerëzish.

Gjatë eksperiencës sime gjashtëvjeçare në arsim, kam vënë re se brezi që nuk e njeh botën pa AI nuk është tejet i përfshirë në detyrën e dhënë në shkollë; madje, disa as nuk e dinë se çfarë është në praktikë, por të sjellin një informacion qartazi të bërë nga AI.

Duke i lidhur këto eksperienca bashkë, nuk mund t’i rezistoj pyetjes që i bëj vetes: a jemi ne, brezat e lindur përpara AI, të fundit që mund të mendojmë subjektivisht dhe pa u mësuar drejtpërdrejt e tërësisht nga gjuha e vakët dhe politikisht korrekte që na imponon AI?

reddit.com
u/pociqr — 1 month ago
▲ 17 r/albania

Artistët shqiptarë

Si nuk pashë 1 artist të flasi për Nartën.

Në fakt artistët tanë nuk flasin për gjë dhe prandaj kemi ngelur tek këngët e vjetra sepse këto të rejat nuk përcjellin asgjë.

reddit.com
u/pociqr — 3 months ago
▲ 96 r/albania

Protesta

Narta jo vetëm që bashkoi popullin por dhe na bëri të shohim Median e shitur, gazetarët robqir, marrëveshjen me sali Berishën por se si media + qeveria përdorin lgbt si kurban sa herë bëhet ndonjë maskarallëk.

Mund të jemi dhe populli më homofob, por këtu nuk jemi në Rusi.

Urrejtjen e kemi për sistemin e jo për njeri tjetrin, kushdo qofshim, shqipëtarë jemi të gjithë, nga kjo qeveri po vuajmë edhe për bukën e gojës.

reddit.com
u/pociqr — 3 months ago
▲ 4 r/kosovo

Çfarë thotë ligji aty ?

Jam një djalë shqiptar I cili punon me 1 kompani serioze në Ks.

Këtë vit dua ta lë fare për disa arsye dhe do të doja të dija para sa ditësh më duhet të kërkoj dorëheqjen sipas ligjit në Ks në mënyr që mos të kem pasoja ligjore.

reddit.com
u/pociqr — 3 months ago
▲ 5 r/tirana

Këto kohë kam filluar të mendoj se ne shfryjmë gjithë nervat tek njeri tjetri.

A nuk do ishte më mirë ti themi gjërat që na acarojnë.

Transporti publik, rrogat, rrugët, siguria që ka rënë etj etj.

Më mirë ta dinë se edhe kështu nuk ia kemi njëri tjetrit për borxh,por edhe i vë para përgjegjësisë kur paguan, se falas spo ta jep kush.

reddit.com
u/pociqr — 4 months ago