Cfare mendimi keni?
Kam takuar njehere dike qe me thoshte pa iu dridhur qerpiku qe nuk i pelqente te lexonte libra, shihte filma/seriale (Nuk njihte film tjeter pervec "The matrix") apo te kishte ndonje hobby. Madje thoshte me krenari se me mire i dukej te dilte per kafe se "meson me shume nga bisedat me njerez" ose te dilte per shetitje ose te bente scroll ne insta sesa te kalonte kohen ne menyrat e lartpermendura. M'u duk absurde kur e degjova dhe u distancova nga ky person, sepse ne fund te fundit me njerez te tille mendoj se as nuk ke per cfare flet (mund te perpiqesh te kesh nje "deep conversation" nje here ose dy po te mbarojne edhe keto tema edhe nuk ke me per cfare te diskutosh). A ka ne Shqiperi shume persona te tille? Sa ju ka rastisur te njihni dhe si keni vepruar kur ju kane shprehur ide te ngjashme?