Si pozicioni ndërkombëtar/gjeopolitik i Shqipërisë përfundoi në inkoherencë. Rasti i Ukrainës
Marr shkas te shkruaj nga deklarata e Zelensky-t per njohjen e Kosoves.
Per mendimin tim, kjo tregon qe "leverage" i Shqiperise dhe Shqiptareve ne rang gjeopolitik ka arritur minimumin e vet. Pasi, te na ofendojne dhe shkelmojne nuk ka asnje efekt mbi nje lider te nje vendi tjeter qe eshte dhe ne lufte. Ne nuk kemi asgje per te ofruar ne kete arene. Qofshin arme apo suport.
Arsyeja pse Zelensky e beri ate deklarate eshte sepse e ka te nevojshme te siguroje municione nga Serbia, qe dhe sot e ksaj dite vazhdon te jete nje prodhues kryesor por ku gjithashtu ka nje politike te huaj shume here me te mire se ne. Pertej narratives territoriale ku Ukraina e sheh veten si nje Serbi dhe pjeset e njohura nga Rusi jane thjeshte nje Kosove e dyte per te.
E njejta gje shkon gjithashtu dhe per rastin e Palestines. Nje vend ku shikon plot Shqiptar te dalin dhe te behen vokal per ceshtjet e tyre dhe vellazeria e madhe myslimane. Nderkohe qe drejtuesit e Palestines historikisht dhe kur vendi ka qene me mire nuk e kane njohur Kosoven apo kauzen e Shqiptareve dhe kane pas suport ne armatime nga vete Serbia.
Pertej zemerimit dhe inatit qe mund tna shkaktoj kjo gje, duhet te kuptojme qe ne 3 dekada qeverisje, politika e huaj Shqiptare nuk ka arritur kurre te kete peshe, qofte dhe per qytetaret e vet. Keshtu qe para se te nxjerrim inatin te palet e huaja qe na ofendojne, opinioni Shqiptareve online nuk hyn ne xhep askund. "Goodwill" qe jep Kosova dhe Shqiperia nuk kane asnje vlere.
Ja pse eshte e rendesishme qe te protesojme per largimin e shtreses se vjeter te politikaneve. Sot jemi ne nje pozicion ku shfaqim suport per te tjeret dhe ky suport hidhet ne plehra pa u menduar dy here. Neser, largqofte do na duhet te flasim per veten tone.