
MASA TEJET TË RREPTA… PËR TË MBULUAR M*TIN ME SH*RRË
Sot Edi Rama doli me një paketë ndryshimesh në kodin e procedurës penale, plot 105 nene, të cilat praktikisht do të pengojnë hetimet dhe dënimet e hajdutëve të tij dhe të atij vetë.
Nuk do ketë paraburgime, nuk do ketë vuajtje dënimi në burg për të dënuarit nën 5 vite burg etj. Të propozuara këto nga dikush që ka arrestuar e burgosur mbi 7,000 qytetarë vetëm për pamundësinë e pagesës së energjisë elektrike. Nga dikush që vetëm në muajt e fundit ka urdhëruar qindra arrestime të paligjshme të qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar.
Nuk do të ketë kontrolle të telefonave dhe nxjerrje të të dhënave. E thënë kjo nga dikush që ka nxjerrë në mixhlis çdo të dhënë të shqiptarëve: numra identiteti, paga, numra telefoni, targa makinash etj. Nga dikush që i kishte deleguar koordinatorit të tij me krimin për të patur nën hyqëm SHISH-in, AKSHI-n dhe Policinë e Shtetit, institucionet që kanë praktikisht çdo të dhënë të mundshme të shqiptarëve. Të dhëna që pastaj i menaxhon sipas qejfit partia dhe patronazhistët, të cilët na njohin më mirë sesa njohim veten.
Një sërë pengesash të reja ndaj institucioneve të drejtësisë, nga dikush që mban peng arrestimin e bashkëpunëtores së tij në korrupsion, Belinda Ballukut, derisa të marrë ndonjë "haber të mirë".
Edi Rama po përpiqet me çdo mënyrë që t’i mbajë prokurorët e SPAK-ut sa më larg telefonit të tij. Nëse do të ishte aq qelibar sa bilbilon kur i kapen me presh në duar bashkëpunëtorët e panumërt, do e dorëzonte vetë telefonin, pa kërkesë prokurorie e pa vendim gjykate fare.
Pushtetit të Edi Ramës i kanë plasur ujërat e zeza në çdo anë. Këto janë tentativa të dëshpëruara për të mbuluar m*tin me sh*rrë. Por nuk do ia dalin. Protesta nuk ka për t’i lënë të livadhisin siç kanë bërë deri më sot, përkundrazi ka për t’i shporrur me degjenerim, se turpin e kanë ngrënë me verërat e Gysit.
Bashkohu në protestë:
"RAMA N'BURG, BERISHA N'BURG!"
"JU ERDHI FUNDI!"