

Euro bie nga 125 në 93 lekë. Çmimet s’kanë lëvizur. Ti humbet 1 në 5 lekë. Kush përfiton?
Na thonë çdo ditë: leku po forcohet, ekonomia shkon mirë. Mirë, po pse çmimet s’kanë rënë as me një lek?
Nëse leku vlen më shumë, importi duhet të vijë më lirë. Në praktikë, blejmë të njëjtat produkte njësoj shtrenjtë, shpesh më shtrenjtë se në Europë ku pagat janë dyfish-trefish më të larta. Kush e merr diferencën? Jo ne. E merr importuesi dhe monopoli i tregtisë, që cakton çmimin sipas dëshirës, jo sipas kursit.
Prej 2 vitesh monopolet fitojnë gjithnjë e më shumë, ndërsa cilësia e produkteve bie nën standardin europian. Paguajmë njësoj ose më shtrenjtë, dhe marrim një version më të keq. Dhe diaspora e ndjen edhe më keq. Sot për 1000€ marrin ~93-94 mijë lekë. Disa vite më parë merrnin ~120-125 mijë lekë. Rreth 30 mijë lekë më pak, çdo herë, për çdo familje që jeton nga paratë e diasporës. Kjo është një humbje prej ~22-24%, hapur, para syve të të gjithëve.
Nuk është rastësi, është strukturë: pak duar kontrollojnë importin, leku “forcohet” pikërisht kur diaspora dërgon më shumë para, dhe fitimi mbetet privat. Qeveria hesht, sepse këto “pak duar” janë të lidhura me pushtetin.
Rezultati: çdo shqiptar, brenda apo jashtë, humbet diku te 1 në çdo 4-5 lekë të fituara. Dhe askush s’e pyet qeverinë pse.
Deri kur do ta pranojmë këtë si normale?
Hamburger Bahnhof this weekend
Weather’s looking grey and probably wet this Saturday, so figured it’s a good day to be indoors with some art instead of fighting the rain. Been meaning to check out Shilpa Gupta’s “What Still Holds” for a while, the installation with the giant concrete letters spelling TRUTH looks like it hits different in person. Also curious about Saâdane Afif’s “Five Preludes” and maybe swinging by the Giulia Andreani show if there’s time.
Planning to go alone around 12, no fixed schedule, just wander and actually look at things instead of speed-running the museum. If anyone’s around and wants to join, feel free, otherwise enjoy the read.
https://www.smb.museum/museen-einrichtungen/hamburger-bahnhof/ausstellungen/detail/shilpa-gupta/
Kur bota qëndron me ty, ti qëndron me botën.
Ndërsa ne bërtisnim në shesh, dikush po dëgjonte.
@annastrolenberg hyri në Parlamentin Europian me bluzën “Hands Off Vjosa-Narta.” @tineke.strik tha nga tribuna e PE-së “Albanië is niet te koop” — Shqipëria nuk është në shitje. @sebastian.everding e quajti “Flamingo Revolution” dhe zbriti në shesh me ne. @anouk_puymartin dhe BirdLife Europe fituan votimin 656 me 483 për moratoriun e menjëhershëm në Vjosa-Narta.
Këta njerëz nuk kanë votën tonë. Nuk fitojnë asgjë personale. Qëndruan me ne vetëm për hir të së drejtës dhe të vërtetës.
Bënë në ditë atë që 35 vjet politikë shqiptare nuk e bëri dot.
Ne jemi Besa Besë. Kur dikush qëndron me ne në momentet më të vështira, nuk e harrojmë.
Shkoni sot te profilet e tyre. Lini një faleminderit. Le ta ndjejnë që zëri i tyre ka arritur te zemrat tona.
Sepse ka arritur. 🇦🇱🇪🇺
Këtu për ata që na i zbuat jashtë vendit. (na ka marrë malli)
Kur pashë këtë tabelë, diçka u ça brenda jo nga trishtimi, por nga krenaria.
Kam jetuar mjaft kohë jashtë sa të kem bërë paqe me një dhimbje të qetë. Atë që e mbart kur shpjegon pse u largove, pse njerëzit më të mirë që njihje janë shpërndarë nëpër Europë. Zakonisht mbetet pa fund shpjegim.
Por pas 35 vitesh brenda një Truman Show ku seti ishte Shqipëria dhe skenari shkruhej gjithmonë nga të njëjtit njerëzit po shikojnë drejt kamerave. Dhe po thonë: jo.
Nuk e di si mbaron kjo. Por e di që kjo brezni ka më shumë dinjitet sesa situata që trashëgoi.
Na ka marrë malli. Sot, ju shohim dhe jemi krenarẽ per ju!
Ne diaspora duam të firmosim për krijimin e opozitës së re, mos na lini jashtë historisë!
Po ndjekim gjithçka nga larg dhe e dimër mirë çfarë po ndodh. Nënshkrimet për krijimin e opozitës së re nuk eshtë thjesht një formalitet politik është një moment që do të mbahet mend. Njëri nga ata momentet kur të pyesin fëmijët "ku ishe?", duan të thuash: "unë firmosa."
Shqipëria u shqiptarëve... edhe atyre që janë në Berlin, në Milán, në Zyrih, në Stokholm. Ne paguajmë remitancë, votojmë, mbajmëm familjet, ndjekim çdo lëvizje me zemër në dorë. Zëri ynë ka rëndësi po aq sa ai i kujtdo brenda vendit.
A ka mundësi të firmosim online ose nëpërmjet një procedure për diasporën? Nëse dikush di si funksionon logjistika, ndani këtu. Le të jemi të gjithë pjesë e këtij momenti Shqipëria e re fillon me të gjithë ne.
Marina Abramović @ Gropius Bau this Saturday
Hey Berlin 👋
Going solo to Gropius Bau this Saturday around 17 uhr to check the Marina Abramović exhibition. If anyone into art and exhibitions hasn’t seen it yet, feel free to join for a slow wander through... and maybe a coffee after 😌
https://www.berlinerfestspiele.de/gropius-bau/programm/2026/ausstellungen/marina-abramovic